LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Shqipëria, Evropa dhe droga

    12 Mars, 2018

    kanabisKorridori ballkanik dominon drogën që hyn në Evropë nga Lindja dhe shqiptarët janë pjesë e bandave kriminale të trafikimit të drogës në shumë pjesë të Evropës.

    Shqipëria njihet si vend i prodhimit të hashashit. Ky nuk është lajm i ri. Lajm i ri nuk është po ashtu as që Shqipëria është pjesë e korridorit ballkanik të trafikimit të drogës, që ...

  • Fondet e PD për lobim, Ristani në Prokurori

    9 Mars, 2018

    pdNë Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani dha sot shpjegime pranë prokurorëve lidhur me fondet që kjo parti ka paguar për lobim në Shtetet e Bashkuara. Një artikull i revistës amerikane “Mother Jones” si dhe të dhënat e publikuara nga kompania e lobimit Muzin Capitol ngrejnë paqartësira mbi këto fonde që kapin shumën e 675 ...

  • Paqartësi për burimin e fondeve për lobim të PD

    8 Mars, 2018

    pdNë Shqipëri, Partia Demokratike hodhi poshtë të mërkurën një shkrim të botuar në revistën amerikane “Mother Jones” lidhur me fondet, që kjo parti ka paguar për aktivitete të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar.

    Artikulli ngre dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, ...

  • Task Forcë Mjekësore për Ballkanin

    7 Mars, 2018

    task force balkanTask Forca Mjekësore – nismë e re në bashkëpunimin rajonal. Nisma përfshin gjashtë vende të Ballkanit.

    Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia kanë rënë dakort të ngrejnë një Task Forca Mjekësore. Ajo do të jetë një njësi mjekësore shumëkombëshe, e dislokueshme, që do të mbështesë operacionet për të përballuar fatkeqësitë natyrore apo kriza me karakter ...

  • Meta kërkon kompani zvicerane në sektorët strategjikë

    6 Mars, 2018

    metaokZvicra do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në kuadër të strategjisë së bashkëpunimit me vendin tonë deri në vitin 2021.

    Garancia për këtë është dhënë nga Sekretarja zvicerane e Shtetit Ineichen-Fleisch, e cila u prit në një takim nga Presidenti Ilir Meta.

    Në këtë takim, duke iu referuar interesit të përbashkët për të zhvilluar dhe intensifikuar më tej bashkëpunimin ...

  • A po kushtëzon Greqia “detin” për bisedimet me BE? Kodheli: Marrëveshja të mos dështojë

    2 Mars, 2018

    KodheliNë përfundim të takimit në Presidencë me Ilir Metën, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli foli për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me palën greke sa i takon kufirit detar edhe për procesin e integrimit të vendit tonë në BE.

    “Ramë dakort dhe ndamë të njëjtin mendim me Presidentin lidhur me nevojën që kjo marrëveshje të mos ...

  • Dilema e dizelit në Gjermani – Automjetet drejt Shqipërisë e Kosovës

    2 Mars, 2018

    makinatPas vendimit të Gjykatës Federale Administrative në Gjermani shtohen kërkesat ndaj industrisë së automjeteve për të modifikuar teknikën e motorëve dizel. Po ashtu rriten shitjet drejt Lindjes, edhe në Shqipëri e Kosovë.

    Vendimi i fundit i Gjykatës Federale Administrative të Gjermanisë që u lejon bashkive të qyteteve ndalimin e hyrjes në qendrat e qyteteve të automjeteve me motorë dizel më ...

  • Fund i turit dimëror: Juncker e pa vetë se ku çalon Ballkani

    2 Mars, 2018

    JunckerKreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker përmbylli turin e tij ballkanik me takimin e krerëve ballkanikë në Bojanë, pranë Sofjes (01.03). Mesazhi i përsëritur ishte se „vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE.”

    Turi ballkanik i presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili u përmbyll në Bojana pranë Sofjes të enjten (01.03), synonte dhënien e impulseve të reja për ...

  • Bisedimet shqiptaro-greke dhe vlerësimi i analistëve

    1 Mars, 2018

    LamiMinistri i punëve të jashtme Ditmir Bushati ishte sërish sot para komisionit parlamentar të politikë të jashtme, ku dha më shumë detaje nga paketa e bisedimeve me Greqinë.

    Ai replikoi me deputetë të opozitës për detaje të bisedimeve shqiptaro-greke.

    Por studiues të pavarur vlerësojnë se procesi dhe polemikat vuajnë nga mungesa e seriozitetit dhe e transparencës.

    Ministri Bushati tha se Greqia hoqi ...

  • Krimi shqiptar aleanca me mafien italiane

    27 Shkurt, 2018

    antimafiaOrganizatat kriminale shqiptare që veprojnë në Itali kanë rritur aktivitetin e tyre duke lidhur aleanca me grupet mafioze më të rëndësishme që veprojnë atje. Këto deklarata i bëri sot në Tiranë Drejtuesi i Prokurorisë së antimafias italiane Federico Cafiero De Raho, i cili pati takime me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Kryeprokuroren Arta Marku. Sipas zotit De Raho, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"