LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Deti, negociatat me Greqinë, Meta jep autorizimin

    20 Mars, 2018

    MetaNë Shqipëri, presidenti Ilir Meta njoftoi sot se ka autorizuar sot Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati që t’i japë plotfuqinë grupit negociator për të nisur bisedimet me Greqinë për arritjen e një marrëveshjeje për kufirin detar mes dy vendeve. Vendimi i kreut të Shtetit erdhi pas më shumë se një muaji që kur ministria e Jashtme i paraqiti ...

  • Tiranë: nis punën komisioni hetimor ndaj ish-ministrit Tahiri

    20 Mars, 2018

    komisioni per TahirinKomisioni hetimor parlamentar për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri nisi sot nga puna, por pritet ta fiksojë pas një jave objektin e hetimit dhe planin paraprak të punës.

    Kryetari i këtij komisioni, deputeti opozitar Edi Paloka, tha se “opozita ishte për veprime më të shpejta në hetime”.

    Komisioni hetimor formalisht u ngrit “për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e ...

  • Refugjatët e mitur shqiptarë në Gjermani

    20 Mars, 2018

    refugjat i miturVarfëria, mungesa e perspektivës, gjakmarrja apo dhuna në familje shtyjnë edhe të mitur nga Shqipëria të vijnë për të kërkuar azil në Gjermani.

    Kur erdhi në Gjermani Endriti nuk dinte çfarë e priste. I ungji e mori me vete, pasi u kthye nga pushimet e verës për në Angli. Në Angli tha ai, janë bërë shumë. 405 minorenë ...

  • Tiranë: Mosbesimi i qytetarëve te drejtësia dhe politika

    19 Mars, 2018

    tr mbledhjeNë Tiranë, sociologët shohin me shqetësim sondazhet e fundit, ku flitet për një mosbesim të madh të qytetarëve ndaj gjykatave dhe ndaj politikës.

    Ata vërejnë se shpresa kryesore e qytetarëve mbetet tek institucionet euro-atlantike, dhe tek presioni i tyre ndaj institucioneve shqiptare për të zbatuar ligjet.

    Sipas një sondazhi të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve ...

  • Goditen 7 organizata, arrestohen 39 persona, që trafikonin njerëz drejt SHBA-ve dhe Kanadasë

    18 Mars, 2018

    prangaPolicia shqiptare dhe partnerë të saj amerikanë, kanadezë dhe nga gjithë vendet buzë detit Mesdhe mbyllën mbrëmë një operacion me 39 arrestime dhe 12 persona ende në kërkim, të gjithë pjesëtarë nga 7 grupe kriminale, që kanë trafikuar mbi një mijë persona drejt Britanisë, SHBA dhe Kanadasë.

    Mes të arrestuarve janë edhe 4 oficerë të policisë kufitare në dogana Hani i ...

  • Peleshi: Tregu të hyjë në regjim dhe disiplinim sipas standardeve evropiane

    16 Mars, 2018

    qumeshtiPër ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, tashmë ka ardhur momenti, që gjithë tregu të hyjë në një regjim dhe disiplinim, sipas standardeve evropiane, pasi kjo është e vetmja rrugë, që të rriten sektorë të tillë, si ai i prodhimit dhe përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij dhe ai i mishit, pra në tërësi e gjithë ekonomia shqiptare.

    Ai ishte ...

  • Steenfeld – Media në Shqipëri, armë e pronarëve për interesa politike dhe ekonomike

    15 Mars, 2018

    OlafSipas një studimi të Reporterëve pa Kufij dhe BIRN të dhënat për audiencën audio-vizive në Shqipëri janë të deformuara dhe nuk janë të besueshme.

    DW: Ju drejtuat studimin investigativ për pronësinë e mediave dhe pluralizmin e mediave në Shqipëri, të kryer nga BIRN – Shqipëri dhe Reporterët pa Kufij – Gjermani. Gjetjet kryesore të këtij studimi flasin për një ...

  • “Kristali”, “mal” me diploma false, diplomoi edhe 900 italianë

    14 Mars, 2018

    regjistratUniversitetet private, të cilat u mbyllën në 2014-ën me një vendim të Këshillit të Ministrave, dorëzuan pranë Ministrisë së Arsimit regjistrat e tyre, por universiteti jo publik “Kristal” nuk e bëri një procedurë të tillë.

    Në këto kushte, Ministria e Arsimit bëri një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”. Pasi e shqyrtoi çështjen, Prokuroria ...

  • Instituti i Vjenës: Shqipëria, rritjen e tretë ekonomike në Europën Qendrore e Juglindore

    13 Mars, 2018

    Instituti i vjenesInstituti i Vjenës për Studime Ekonomike deklaroi se vendet në zhvillim të Europës do të shënojnë sivjet rritjen më të lartë ekonomike në shumë vite.

    Në raportin që mbulon 22 vende në Europën Qendrore dhe atë Lindore, Instituti i Vjenës vlerëson se vendet në zhvillim të kontinentit po përjetojnë një moment të mirë ekonomik, i cili pritet të ...

  • Shqipëri, pronarët e mediave me lidhje të forta politike

    13 Mars, 2018

    BIRN“Tregu i medias në Shqipëri është i kontrolluar nga një grup i vogël pronarësh me lidhje të forta politike”: ky është një ndër përfundimet në të cilat ka arritur një studim i realizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri (BIRN Albania) dhe Reporterë Pa Kufij (RSF). Përmes një kërkimi tre mujor, rezultatet e “Monitorit të Pronësisë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"