LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Tiranë: Siguria kibernetike dhe penetrimi i Rusisë në Ballkan

    5 Tetor, 2017

    konferencaNë Tiranë, Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë dhe Fondacioni Fridrih Ebert zhvilluan një konferencë me profesorë europianë mbi Sfidat e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri.

    Studiuesit vendas pohuan se Shqipëria është ende në hapat e para në këtë fushë, ndërsa rreziqet janë përherë e më të shtuara.

    Një nga këto rreziqe, pohuan ata, është penetrimi i Rusisë në mediat sociale, krahas ...

  • Zbulimi tronditës / Komandoja i ushtrisë kapoja i organizatës që shiste drogë për VIP-at në ‘Bllok’

    4 Tetor, 2017

    Xhuljano_KasaKokaina e sekuestruar një ditë më parë në Tiranë, kishte si treg të saj lokalet e natës dhe ato te lojërave të fatit. Sipas hetimeve, ushtari profesionist Xhuliano Kasaj i prangosur tashmë, ishte drejtuesi kryesor i këtij rrjeti, që tregtonte droga të forta.

    Edhe pse kishte zgjedhur rrugën fisnike, duke shërbyer si ushtar profesionist në forcat tokësore të Zallherrit, nuk ...

  • Shqipëri, FMN: Kujdes me Partneritetin Publik-Privat

    3 Tetor, 2017

    fmnNë Shqipëri misioni i Fondit monetar ndërkombëtar vlerëson se ekonomia e vendit po fuqizohet, por shprehu shqetësim për rrezikun që sjell në rritjen e borxhit publik programi i qeverisë “1 miliard euro” i cili synon të thithë investimet private përmes formulës së Partneritetit Publik Privat. FMN-ja gjithashtu është shprehur kundër shkrirjes në një strukturë të vetme të Tatimeve dhe ...

  • Lu: Peshqit e mëdhenj s’kapen. Në Shqipëri janë 4 klane

    2 Tetor, 2017

    LuParlamenti i ri është pastruar nga kriminelët. Por ky ishte komplimenti i vetëm që ambasadori Donald Lu kishte për situatën e krimit në vend. Pa dorashka, dhe drejt për drejtë ai i kujtoi autoriteteve shqiptare se nuk kanë kapur asnjë nga kokat e mëdha të krimit të organizuar.

    “Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen, të ...

  • Një humbje e ndjeshme për albanologjinë shqiptare

    2 Tetor, 2017

    Robert ElsieRobert Elsie, albanologu dhe përkthyesi i shqipes ndërron jetë në Berlin. Largimi i studiuesit të njohur lë një boshllëk në studimet shqiptare.

    Autor, përkthyes, albanolog. Kështu e karakterizon veten në paraqitjen e tij në internet Robert Elsie. Për ata që e kanë njohur kanadezin me atdhe botën shqiptare, Robert Elsie mbetet më shumë: një studiues i pasionuar, i pazakontë ...

  • Lu: Qeveria t’i shpallë luftë krimit të organizuar

    2 Tetor, 2017

    LuNë Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu tha sot se është koha që qeveria shqiptare t’i shpallë luftë krimit të organizuar. Duke folur në ceremoninë e 20 vjetorit të Shkollës së Magjistraturës, ambasadori Lu tha se “drejtuesit e krimit në Shqipëri rrallë arrestohen dhe pothuajse kurrë nuk ndiqen penalisht”.

    Ambasadori Lu, citoi raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, kur tha se ...

  • Rritja ekonomike, mbi 4 për qind. Më e larta që prej vitit 2012

    29 Shtator, 2017

    rritja ekonomikeRritja ekonomike kërceu mbi katër përqind në tremujorin e dytë të vitit duke konfirmuar se aktiviteti ekonomik në vend është forcuar më tej.

    Instituti i Statistikave raportoi se prodhimi kombëtar për periudhën prill-qershor u zgjerua me 4.06 përqind më bazë vjetore e udhëhequr nga ndërtimi, industria dhe turizmi.

    Të dhënat historike tregojnë se rimëkëmbja e ...

  • Rama: Masa kundër “grabitqarëve” të administratës

    29 Shtator, 2017

    RamaKryeministri Edi Rama, në një takim me tatimpaguesit më të mëdhenj në vend, deklaroi se duhen masa kundër grabitqarëve e parazitëve në administratë dhe për formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë.

    “Nëse cënohet sipërmarrësi, fjala duhet të shkojë në majën e piramidës shtetërore dhe në zyrën e kryeministrit. Mos i pranoni ata që vijnë me bluxhinse ...

  • Strukturat e rivlerësimit, miratohet varianti i shumicës

    29 Shtator, 2017

    kuvendi i alNë Shqipëri parlamenti votoi në orët e para të mëngjesit të sotëm për strukturën e institucioneve të cilat janë ngarkuar për realizimin e procesit të rivlerësimit të mbi 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit. Falë votave të saj shumica e majtë kaloi variantin e cili parashikon një personel ndjeshëm të reduktuar në numër krahasuar me kërkesat e ...

  • Zgjedhjet, OSBE/ODIHR: Marrëveshja e 18 majit garantoi garë të lirë

    28 Shtator, 2017

    zgjedhjetOSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin final për zgjedhjet e 25 qershorit, duke vlerësuar arritjen e marrëveshjes politike mes palëve për futjen e opozitës në zgjedhje, në bazë të të cilës garuesit zhvilluan një fushatë të lirë, ku u respektuan  liritë themelore.

    Në raportin e OSBE vlerësohet se marrëveshja politike e 18 majit krijoi ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"