LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Përmirësohet ekonomia, FMN: Shqipëria, 3.7 për qind. Kosova, e dyta

    18 Prill, 2017

    FMN-RRITJAFondi Monetar Ndërkombëtar konfirmoi parashikimin se ekonomia shqiptare do të ketë rritjen më të lartë në rajon gjatë këtij viti. Në raportin e sapopublikuar mbi perspektivën e ekonomisë globale, FMN-ja deklaroi se prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet këtë vit me 3.7 për qind, nga 3.5 për qind sa u rrit vitin e kaluar.

    Tiranë: Kuvendi miratoi dy komisionet ad hoc të reformës gjyqësore 18 Prill, 2017

    parlamenti alParlamenti në Tiranë miratoi në pak minuta mbrëmjen e të martës emrat e anëtarëve për dy komisione të përzgjedhjes paraprake për gjyqtarë dhe prokurorë, megjithë mungesën e deputetëve të opozitës.

    Emrat e propozuar morën 82 votat e deputetëve të majtë në sallën e boshatisur nga krahu i djathtë, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se “vetingu është një proces pa ...

  • Sekuestro pasurisë së deputetit Peza

    18 Prill, 2017

    Alfred pezaNë Shqipëri, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive ndaj aksioneve në Bankën “Credins” të bashkëshortes së deputetit Alfred Peza. Vendimi vjen si pasojë e hetimeve që nisën ndaj deputetit socialist dhe bashkëshortes së tij Mirela Ndini, pas publikimit në media se në mars të vitit 2015 zonja ...

  • Sigmar Gabriel: opozita në Shqipëri ta lërë bojkotin

    18 Prill, 2017

    Sigmar dhe DitmirGjermania të japë më shumë mbështetje financiare për projektet rajonale të Procesit të Berlinit. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kërkon qendrim konstruktiv nga politika në Tiranë.

    Zëvendëskancelari dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel paraqiti sot (17.04. 2017) në Tiranë qëndrimin e Gjermanisë ndaj krizës politike në Shqipëri.

    Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Ditmir ...

  • B.E. thirrje opozitës në Shqipëri të kthehet në parlament dhe të miratohen institucionet e “vetingut”

    13 Prill, 2017

    Mogherini HahnBashkimi Evropian bëri thirrje sot që opozita të rikthehet në parlament dhe të vazhdojë puna për reformën në drejtësi.

    Dy zyrtarët e lartë të B.E.-së, shefja e politikës së jashtme Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn përmes një deklarate të përbashkët shprehin keqardhje që opozita po bojkoton parlamentin dhe që nuk u regjistrua për të marrë pjesë ...

  • Roli i LSI në krizën politike në Shqipëri

    7 Prill, 2017

    Ilir MetaNë kulmin e acarimit mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri, kryetari i LSI-së kërkon të nxisë dialogun. Çfarë do të thotë “qeveria e besimit”?

    Ilir Meta bëri një zhvendosje. Nga e majta ku ka bashkëqeverisur për rreth katër vite me socialistët, duket se ka kaluar më në qendër, në një përpjekje të nxisë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për ...

  • Daniel Godelli, kampion i Europës; medalje ari në Split

    5 Prill, 2017

    daniel-godelli1Europiani i peshëngritjes ka sjellë medaljen e parë të artë për Shqipërinë me provën fantastike të Daniel Godellit që u shpall kampion kontinental në turneun që po zhvillohet në Split.

    Sportisti kuqezi arriti të fitojë konkurrencën me shqiptarin tjetër të pedanës Erkand Qerimaj, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit në shkëputje, ...

  • Ekonomia, kërcënim i ri; bie popullsia në moshë për të punuar

    5 Prill, 2017

    Ekonomia shqiperiSipas Bankës Botërore, për shkak të plakjesë së dhe emigrimit të lartë, popullsia shqiptare në moshë pune ka rënë me ritme të shpejta.

    Të dhënat që banka publikoi në një raport të posaçëm për punësimin në Ballkanin perëndimor tregojnë se krahasuar me vitin 2010, shqiptarët në moshë nga 15 deri 64 vjeç janë pakësuar ...

  • Propozimet e LSI-së, Rama takon Metën

    5 Prill, 2017

    RamaNë Shqipëri kryeministri Edi Rama pati sot një takim me aleatin e tij, kryetarin e Lëvizjes socialiste për Integrim Ilir Meta. Takimi vjen pas qëndrimit të LSI-së për një Qeveri të re besimi si një zgjidhje për krizën e krijuar nga protesta e opozitës e cila nuk pranon të futet në zgjedhje me një ekzekutiv të drejtuar nga zoti ...

  • Propozimi i LSI-së, Rama nuk tërhiqet

    4 Prill, 2017

    rama bashaNë Shqipëri kryeministri Edi Rama nuk bëri asnjë hap pas ndërsa reagoi lidhur me pozicionin e ri të aleatit të tij kryesor, LSI e cila mbrëmë propozoi krijimin e një”Qeverie besimi” që do të zgjidhte ndërçin politik, ndërsa paralajmëroi se as ajo nuk do të merrte pjesë në zgjedhje nëse opozita nuk do të përfshihej në procesin elektoral. ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"