LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Bushati: Raportet me Greqinë në një moment përcaktues

    22 Shtator, 2017

    BushatiMinistri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati thotë se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë janë në një moment përcaktues. Në një intervistë për Zërin e Amerikës nga Nju Jorku, ku ai ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, zoti Bushati shpjegoi se me palën greke është rënë dakort për një kalendar të qartë aktivitetesh ...

  • Asambleja e OKB-së, Bushati takon Kotzias dhe Hahn

    21 Shtator, 2017

    Bushati KotziasPunimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndër të tjera shërbejnë edhe për takime mes delegacioneve.

    Një i tillë ishte dhe ai mes ministrit Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias. Ka qenë vetë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, i cili ka publikuar një foto me homologun grek.

    Në ...

  • PD e LSI, aleancë për mbetjet: Referendum për ligjin

    20 Shtator, 2017

    mbetjetPartia Socialiste ka qëndrim zyrtar për t’u tërhequr nga ligji për mbetjet, të cilin e miratoi më shumë se një vit më parë në Parlament, por që ende nuk ka hyrë fuqi për shkak të kthimit të ligjit nga Presidenti.

    Dekreti presidencial nuk ka akoma një përgjigje, por Eduard Shalsi, nismëtar për lejimin e importit ...

  • Integrimi, Fleckenstein në Top Story për përgjegjësitë e Shqipërisë e të Brukselit

    19 Shtator, 2017

    top storyAgjenda politike e këtyre dy ditëve të fundit është dominuar nga vizita e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstien, i cili këtë të martë ishte i ftuar në Top Story.

    Intervista e plotë

    Sokol Balla: Ta fillojmë me pyetjen e zakonshme, cilat ishin arsyet dhe motivet kësaj vizite tuaje në Tiranë?

    Raportuesi, Knut Fleckenstein:  ...

  • Fleckenstein: Bisedimet me BE në 2018

    19 Shtator, 2017

    FleckensteinNë Tiranë, relatori për Shqipërinë në parlamentin europian Knut Fleckenstein, tha sot se bisedim për anëtarësim me Bashkimin europian mund të happen në gjysmën e vitit të ardhshëm

    Duke folur me gazetarët në përfundim të takimeve që ai pati në Tiranë me autoritet të larta shtetërore dhe drejtuesit kryesor politik të vendit, zoti Fleckenstein u shreh se “nëse Shqipëria vazhdon ...

  • Në Shqipëri nis dialogu për reformën zgjedhore

    18 Shtator, 2017

    BashaNë Tiranë, partitë kryesore politike nisën kërkesat e para mbi reformën zgjedhore. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se kjo do ta reformojë edhe politikën në tërësi.

    Ndërsa socialistët pohuan se janë gati të fillojnë me reformën zgjedhore qysh javën tjetër.

    Institucionet e reja shtetërore sapo janë konstituuar pas zgjedhjeve të sapokaluara parlamentare. Parlamenti dhe qeveria janë ende në mbledhjet ...

  • Rama: Ballkani Perëndimor- një territor ku aktorë të tretë shohin vulnerabilitet dhe mundësi për penetrim

    16 Shtator, 2017

    Nato TiraneZhvillohet për herë të parë në Tiranë, Konferenca vjetore e Komitetit Ushtarak të NATO-s. Integrimi i plotë në NATO i vendeve të mbetura jashtë të Ballkanit-rruga e sigurisë europiane

    Siguria në Ballkanin Perëndimor, ecuria në Projektimin e Konceptit të Stabilitetit, lufta kundër terrorizmit, misionet e NATO-s në Afganistan dhe KFOR janë në fokus të kësaj konference, që nisi të ...

  • Rama: Do rrisim shpenzimet për mbrojtjen. Ballkani, në hartën e sigurisë

    16 Shtator, 2017

    RamaKryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Konferencën e Komitetit të NATO-s që po mbahet këtë të shtunë në Tiranë, ka deklaruar se Shqipëria do të rrisë kontributin e saj në radhët e Aleancës dhe do të shtojë shpenzimet ushtarake.

    “Ne jemi bashkuar në angazhimet e Aleancës në një nivel mbiprofesional. Misionet e Shqipërisë ...

  • Zvicra vijon mbështetjen për Bankën e Shqipërisë

    15 Shtator, 2017

    GuvernatoriGuvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti këtë të enjte në Tiranë drejtorin e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit pranë Sekretariatit të Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike, ambasadorin Raymund Furrer.

    Gjatë takimit guvernatori Sejko falenderoi qeverinë zvicerane për asistencën që i ka ofruar Bankës së Shqipërisë si në procesin kërkimor, ashtu dhe në atë të ...

  • Tiranë: Studiuesit komentojnë programin e qeverisë dhe zhvillimet politike

    14 Shtator, 2017

    ZefStudiues të ekonomisë dhe politikës shqiptare vlerësojnë se programi që qeveria paraqiti në parlament nuk parashtronte kostot dhe faturat e detajuara të përballjes me varfërinë, papunësinë, mjerimin dhe minimumin jetik, të cilat përmendi se do t’i përmirësojë.

    Drejtuesi i qendrës për kërkime ekonomike, Zef Preçi, thotë se në program janë prekur tërthorazi dhe kanë mbetur pezull e të paqarta temat ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"