LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Negociatat pas një viti, Moody’s: Shqipëria, borxh i qëndrueshëm

    10 Dhjetor, 2016

    moodysGjiganti ndërkombëtar i financave Moody’s e vlerësoi borxhin publik të Shqipërisë si të qëndrueshem me notën B1 duke deklaruar se pozicioni financiar i vendit  është përmirësuar falë disiplinës fiskale.

    “Ecuria e fortë buxhetore mbështet parashikim tonë se në 2016-ën, deficiti do të zbresë në 2.5 përqind, më i ulëti në dy dekada”, thotë agjencia.

    Agjencia vlerëson ...

  • Lu: “Gjykatat e korruptuara japin vendime indinjuese e të papranueshme”.

    9 Dhjetor, 2016

    donald-luAmbasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, shprehu sot kritika të tjera të ashpra për korrupsionin e gjykatave shqiptare, duke iu referuar lirimit tre ditë më parë të një dënuari shumëvjeçar për arsye shëndetësore.

    Lulzim Berisha, i njohur si drejtues i një bande kriminale në Durrës, u lirua me kusht tre ditë më parë nga gjykata e Apelit në Durrës, ...

  • Shqipëri: Korrupsioni në Drejtësi

    7 Dhjetor, 2016

    rasim-dodaNë Shqipëri, gjyqtari i Sarandës Rasim Doda u dënua disa javë më parë nën akuzën e korrupsionit. Ai ishte denoncuar nga sipërmarrësi Hasan Bushi, i cili tha se gjykatësi i kishtë kërkuar 80 mijë euro në këmbim të një vendimi në favor të tij. Siç del nga bisedat e përgjuara mes gjykatësit, sipërmarrësit dhe avokatit të këtij të fundit, ...

  • Premtimi i Kotzias: Zgjidhim problemet me Shqipërinë

    5 Dhjetor, 2016

    steinmeier-kotziasMinistri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se Athina mbështet integrimin europian të Shqipërisë, por Tirana zyrtare, nga ana e saj duhet të përmbushë kushtet e kërkuara, midis tyre edhe respektimi i të drejtave të minoritetit grek.

    I pyetur në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun e tij gjerman, Steinmeier, për perspektivën europiane ...

  • Lu: SHBA mbështet institucionet e reja kundër krimit dhe korrupsionit

    5 Dhjetor, 2016

    luSHBA do të mbështetin fuqishëm institucionet e reja shqiptare SPAK dhe BKH në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, deklaroi sot ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu.

    Ambasadori Lu tha se korrupsioni në nviele të larta ka kosto të tmerrshme në shoqërinë e qytetarëve të thjeshtë të çdo moshe.

    Ai tha që pothuajse çdo familje shqiptare është prekur nga inspektorë ...

  • Ndikimi rus në Shqipëri

    3 Dhjetor, 2016

    shaban-muratiNë Tiranë, diplomati dhe studiuesi Shaban Murati thotë se Rusia ka shtrirë influencën e saj jo vetëm në ato që mund të konsiderohen si shtete sllave në rajonin e Ballkanit por dhe në Shqipëri. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai flet për ndikime në politikën shqiptare, një valë filoruse në mediat e vendit apo shtimin e shoqatave ...

  • PDIU: Deklarata e ministrit grek, absurde. Kërcënimet e tij pa vend

    2 Dhjetor, 2016

    pdiuPartia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Mbrojtjes grek drejtuar Tiranës zyrtare.

    “Nëse ministrat e Mbrojtjes bëjnë politikë të jashtme me manovra ushtarake dhe shpallje pompoze në kufirin e fqinjit, anëtar i NATO-s, atëherë rezultati është katastrofik. Ky është rasti i ministrit grek të Mbrojtjes, Kamenos, kur flet për ...

  • Ministri grek i Mbrojtjes: Të papranueshme deklaratat fyese të Tiranës

    2 Dhjetor, 2016

    kamenosMinistri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, në një deklaratë të bërë nga posta kufitare greke në Molivdhoskepasti, në kufijtë me Shqipërinë, vetëm disa km larg Çarshoves, ka përcjellë një mesazh ndaj Ankarasë dhe Tiranës.

    “Është përgjigjja jonë ndaj të gjithë atyre që guxojnë të vënë në dyshim marrëveshjet ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare dhe bëjnë deklarata ...

  • Parlamenti diskuton buxhetin 2017, Rama: 540 mln $ për qytetarët. Reagon PD

    1 Dhjetor, 2016

    ramaDuke folur për buxhetin 2017 në seancë parlamentare, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij në shërbim të qytetarëve kanë kaluar 540 milionë dollarë nga buxheti i shtetit.

    “Në 8 vitet e qeverisë së shkuar u spostuan nga arka e shtetit në arkën e familjeve përmes rritjes së rrogave dhe pensioneve 124 ...

  • Burg për ndotësit e ambientit, 15 vite po hodhe vajra në det

    1 Dhjetor, 2016

    “Kodi penal është hartuar që në vitin 1995. Ligjet që kemi njësuar, flasin qartazi që ndotësi duhet të paguajë, por institucionet ligjzbatuese hasin vështirësinë e vakumit ligjor për të mos penalizuar”, shprehet ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

    Për të plotësuar këtë vakum ligjor, Ministria e Mjedisit propozon disa ndryshime në Kodin Penal që parashikojnë deri në 15 vite burg për autorët e krimit mjedisor, si në ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"