LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Janinë, 30 muaj burg për shoferët e MPJ shqiptare

    18 Nentor, 2016

    greqiaNjë gjykatë e Janinës i shpalli sot fajtorë dhe vendosi të dënojë me burgim tridhjetë muaj secilin nga dy shoferët e Ministrisë së Jashtme shqiptare Altin Tafa dhe Agim Asllani. Shoferët u ndaluan të dielën në Pikën Kufitare të Kakavijës pasi në mjetin që ata drejtonin u gjetën disa tekste në gjuhën shqipe që po dërgosheshin në Ambasadën shqiptare ...

  • Raporti i TI: Në Shqipëri deputetët të korruptuar

    16 Nentor, 2016

    kuvendi-i-shqNë Barometrin Global të Korrupsionit, një raport i hartuar nga Transparency International dhe që mat eksperiencat e qytetarëve me korrupsionin në 42 vende të Europës dhe Azisë Qendrore, tregon se në Shqipëri, qytetarët vlerësojnë se deputetët e tyre janë shumë të korruptuar.

    “Qytetarët nga Ukraina, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Rumania në shumicë mendojnë se anëtarët e tyre të parlamentit ...

  • Prioritetet dhe minoritetet, Kotzias: Raport në Bruksel për pakicat

    15 Nentor, 2016

    nikos-kotziasKreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, i pyetur në televizionin shtetëror “ERT” se cili është mesazhi nga Samiti joformal i 28 ministrave të Jashtëm të BE-së, ka deklaruar se përveç përpjekjes së BE-së për të ripërcaktuar dhe kërkuar objektivat e bashkëpunimit në nivelin euroatlantik, aty është diskutuar për vendet ballkanike, ku ka pasur një referencë për disa ...

  • FMN, parashikime optimiste për rritjen ekonomike

    14 Nentor, 2016

    fmn-rritjaFondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se pas disa vitesh me rritje nën mesataren e rajonit, vitin e ardhshëm Shqipëria do të rikthehet të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në Ballkan.

    Vlerësimi vjen nga raportin e sapo publikuar mbi zhvillimet ekonomike në Europën Qendrore dhe atë Juglindore. Sipas raportit, prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të ...

  • Rijetësohet pazari i Korçës, mbi 50 biznese të gatshme për ta kthyer në destinacion turistik

    14 Nentor, 2016

    pazari-i-korcesNë një mbrëmje promovuese për produktet shqiptare mblodhi në Korçë mëse 50 biznese të cilat duan të bëhen pjesë e pazarit të restauruar të qytetit. Aktiviteti ku u ndërthurën gatimet tradicionale, muzika dhe ritmi ka krijuar pikën e parë të kontaktit për të interesuarit.

    15 biznese të tjera e kanë nisur punën për përshtatjen e ...

  • “Gjurmë Shqiptare”: Të (mos) jesh shqiptar në Manastir

    14 Nentor, 2016

    Historia e jashtëzakonshme e qytetit të Manastirit sot në Maqedoni. Si humbën shqiptarët, si u larguan dhe u asimiluan, çfarë ndodh sot në qytetin e alfabetit?

    Shqiptarë të asimiluar pranojnë për herë të parë në këtë dokumentar identitetin e tyre të vërtetë, të tjerë ende kanë frikë.

    Ndiqni sesi shumë shqiptarë përpiqen të zgjohen nga asimilimi dhe sesi shumë të tjerë kanë humbur për shkak të presionit ...

  • Shpërthimi në Ballsh, dyshimet për shkelje të sigurisë

    11 Nentor, 2016

    shperhtimi-balshNë Shqipëri prokuroria ka nisur hetimet për shkelje të rregullave të sigurimit teknik, pas shpërthimit të ndodhur mbrëmë në Uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh, pjesë e kompanisë Armo. Një punonjës humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën, ndër të cilët, dy janë ende në gjendje të rëndë. Inspektoriati Shtetëror Teknik u shpreh paraprakisht se shpërthimi ka ...

  • Trump, Rama replika me opozitën për deklaratat e fushatës

    10 Nentor, 2016

    parlamentKuvendi u përfshi këtë të enjte nga debate të ashpra që kishin si kryefjalë presidentin e ri amerikan Donald Trump dhe deklaratat e bëra kundër tij nga kryeministri Rama gjatë fushatës presidenciale.

    I pari që preku këtë çështje ishte deputeti i PD, Astrit Patozi. “Shpresoj të mos e marrë vesh Trump deklaratën e Ramës, ...

  • Rama mbledh Zyrën Operacionale, raportojnë zyrtarë e ministra

    9 Nentor, 2016

    shtabi-sotKryeministri Rama ka mbledhur sërish pasditen e sotme Zyrën Operacionale, për t’u njohur me të dhënat e fundit lidhur me situatën e shkaktuar nga përmbytjet. Gjatë mbledhjes kanë raportuar drejtues të disa strukturave shtetërore, si dhe disa ministra përgjegjës.

    Shemsi Premçi, drejtor i Emergjencave Civile: Problematike vazhdon të mbetet situata në Shkodër. Në Gjoricë të ...

  • Rama shpjegon pse ishte kundër Trumpit

    9 Nentor, 2016

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se do të respektojë vullnetin e sovranit. Ai shpjegon edhe shkaqet pse gjatë fushatës doli hapur kundër Trumpit.

    edi-ramaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë gjatë fushatës zgjedhore në SHBA-së hapur kundër presidentit të ri Donald Trump dhe ka mbështetur kandidaten demokrate Hillary Clinton. Rama ishte ndër të parët politikanë evropianë që doli kundër ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"