LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Ballkani Perëndimor dhe rruga e integrimeve evropiane

    16 Mars, 2017

    ballkan6Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha të enjten në Sarajevë se të gjitha vendet e bllokut janë të përkushtuara për integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimorë, por tërhoqi vërejtjen se rajoni nuk duhet të lejojë pengesa në përparimin drejt këtij qëllimi.

    Ai u bëri thirrje vendeve të Ballkanit që “të mos luajnë me zjarrin”, por të përfitojnë ...

  • Shqipëri, Dhoma Amerikane, klima e biznesit u përmirësua në 2016

    16 Mars, 2017

    dhoma amerikaneAmbasadori Donald Lu: Zbatimi i Reformës në Drejtësi, do të transformojë përgjithmonë mjedisin e biznesit për të gjithë

    Anëtarët e Dhomës amerikane të Tregtisë kanë vërejtur një përmirësim të klimës së biznesit në Shqipëri gjatë vitit 2016 në krahasim me vitin 2015. Sipas raportit të publikuar sot, indeksi i Biznesit, u ngjit në kuotën e 43.78 ...

  • Odiseja e Vettingut, puna nuk ka nisur ende

    15 Mars, 2017

    vettinguQë kur Parlamenti vendosi të kthejë procesin e rivlerësimit për kandidatët e organeve të Vettingut kanë kaluar 10 ditë, por deri tani nuk ka nisur asnjë veprim për verifikimin e aplikantëve, të cilët janë kualifikuar dhe u mungon një pjesë e dokumentacionit.

    Top Channel mësoi se për disa ditë, Avokati i Popullit i ka bërë ...

  • Rama: Çadrën e duan jomiqtë; Basha shpjegon takimin me rusët

    14 Mars, 2017

    ramaKryeministri Rama e shpjegoi me detaje idenë e tij për mbështetjen që po merr çadra e protestës nga njerëz jashtë, që jo domosdoshmërisht i duan të mirën Shqipërisë. Rama tha në “Top Story” se partnerët e Shqipërisë do të dëshpëroheshin, nëse vendi do të shkonte në drejtimin e gabuar.

    “Do të dëshpëroheshin nëse për arsye ...

  • Basha takon ambasadorët: Opozita do vetëm qeveri teknike

    14 Mars, 2017

    BashaKryetarët e partive opozitare u takuan me ambasadorët nga vendet e Bashkimit Europian për të diskutuar zhvillimet e fundit.

    Edhe një ditë më parë është zhvilluar një takim i ngjashëm, ndërsa opozita kishte rritur numrin e kryetarëve në takim.

    Pas bisedës së zhvilluar në një restorant në kryeqytet, Basha foli për qëndrimin e pandryshuar të opozitës.

    “Bashkë ...

  • Ballokumet, “sekreti” i simbolit të Ditës së Verës

    14 Mars, 2017

    ballokumeSi çdo 14 mars, të gjithë kanë rendur pas ballokumeve, ëmbëlsira simbol e ditës së verës edhe në Tiranë.

    Shpendi, me profesion pastiçier ka punuar edhe si bukëpjekës në emigracion, ndërsa sot na njeh me recetën e përgatitjes së një sheqerpareje në kushtet e shtëpisë, të cilët thotë se e ka mësuar nga mjeshtrit e ...

  • Rama: Tahirin e lirova, nuk e shkarkova. Ndryshime të tjera

    13 Mars, 2017

    rama 1Pyetjeve të shumta në studion e Top Story për shkarkimin e Saimiri Tahirit, ministrit të cilësuar kampion të kësaj qeverie, kryeministri iu përgjigj se ai do të jetë udhëheqësi i fushatës së PS-së në Tiranë.

    Rama preferoi ta quajë lirim dhe jo shkarkim, ndërsa mohoi që kjo të jetë kërkuar nga ndërkombëtarët apo Meta. ...

  • Rama emëron ministrat e rinj

    13 Mars, 2017

    ramaNë Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi sot emrat e katër anëtarëve të rinj të kabinetit të tij. Në postin më të rëndësishëm, atë të Ministrit të Brendshëm, ai ka propozuar deputetin socialist Fatmir Xhafaj. Opozita nga ana e saj ka deklaruar se lëvizjet në qeveri nuk ndikojnë në qëndrimin e saj dhe kërkesën për largimin e vetë kryeministrit. Kreu ...

  • Çadra e vettingut, PS e firmosi. LSI: Vettingu, jo çështje peticionesh

    10 Mars, 2017

    vetingu ramaNë çadrat pro peticionit të shoqërisë civile kanë firmosur deri tani ministrat socialistë dhe Kryeministri Rama. Kryebashkiaku Veliaj foli për objektivin e 1 milion firmave të qytetarëve, ndërsa ish-Kryeministri Majko i cilësoi ato si çadra të drejtësisë.

    “Ata kërkojnë sipas tyre çadrën e lirisë, ne kemi çadrën e drejtësisë”, tha Majko.

    “Peticionin e kemi firmosur ...

  • Shqipëri, partitë opozitare kushtëzojnë regjistrimin në zgjedhje me qeverinë teknike

    10 Mars, 2017

    vula nenshkrime partiveNdërsa protesta e opozitës para selisë së qeverisë ka mbushur tre javë, situata ka marrë një kthesë të fortë sot. Mbi 20 parti opozitare iu drejtuan me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke njoftuar se nuk do të regjistrohen për në garën e 18 qershori të ardhshëm.

    Në letër shkruhet se “duke vlerësuar momentin kritik për ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"