LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Në rresht për vettingun. Dorëzojnë deklarimet, të paqartë për afatet

    23 Janar, 2017

    VETTINGULigji i vettingut ka hyrë në fuqi, por zbatimi i tij mund të jetë me të papritura për shkak se ligji dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të interpretohen në mënyra të ndryshme.

    Me rënien e masës së pezullimit, dyert e Inspektoriatit të Pasurive dhe Drejtorisë për kontrollin e figurës janë hapur sërish që gjyqtarët ...

  • Ulet borxhi i brendshëm

    20 Janar, 2017

    borxhi i brendshemBorxhi i brendshëm publik u ul për të dytin vit me radhë, teksa Qeveria vazhdon ta orientojë të gjithë huamarrjen në tregjet e huaja. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, borxhi i brendshëm zbriti në 36.5 përqind e Prodhimit Kombëtar nga 40.3 përqind që ishte në fund të ...

  • Rritja ekonomike, specialistët: Po forcohet, por efektet minimale

    19 Janar, 2017

    Adrian CiviciPër Adrian Civicin, ekonomia e ka kaluar fazën më të vështirë të krizës dhe tani ka hyrë në një cikël të qëndrueshëm rritjeje.

    “Shqipëria, nga viti 2013 kur arriti një nivel shumë të ulët, ka hyrë në një cikël rritës nga 1 për qind në 3.4, me perspektivë për të arritur në 3.8, ose ...

  • Pasuritë e zyrtarëve, “Antimafia” përfshin edhe korrupsionin

    18 Janar, 2017

    inspektoratiPasuritë e zyrtarëve të korruptuar do të trajtohen njësoj si pronat e kriminelëve, duke u sekuestruar menjëherë, qoftë edhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme. Pjesë e Reformës në Drejtësi është edhe një projektligj, i cili jo vetëm që ashpërson ligjin ekzistues “Antimafia”, por i shtrin efektet e tij edhe mbi pasuritë e zyrtarëve që burojnë nga ...

  • Vettingu, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin

    18 Janar, 2017

    vetinguGjykata Kushtetuese e publikoi një muaj pas vendimmarrjes zbardhjen e vendimit që rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen antikushtetues të ligjit të Vettingut.

    Publikimi i vendimit i hap rrugën botimit të tij në Fletoren Zyrtare dhe hyrjen në fuqi të ligjit në fillim të shkurtit. Por, megjithëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrëzon të 13 ...

  • Gjyqtari holandez, debat me kolegët shqiptarë mbi perceptimin e drejtësisë

    18 Janar, 2017

    gjyqtari holandezGjyqtari holandez Marc Bax, po trajnon gjyqtarët shqiptarë për figurën më të re që do të jetë në drejtësi pas ndryshimeve ligjore. Ai është gjyqtari i medias. Pak ditë qëndrim në Shqipëri i kanë mjaftuar gjyqtarit Bax, që të mësojë edhe ai diçka nga Shqipëria.

    “Mësova një shprehje të re dje. Isha në Korçë ...

  • Ndërron jetë legjenda e peshëngritjes shqiptare, Ymer Pampuri

    18 Janar, 2017

    ymer pampuriPeshëngritja shqiptare humbet legjendën e saj, Ymer Pampurin, të ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare për shkak të një ataku kardiak.

    I lindur në 30 prill të vitit 1944, Ymer Pampuri ka bërë historinë e kësaj disipline sportive në vendin tonë, pasi në 29 gusht të vitit 1972 ai u shpall kampion bote duke ...

  • Moratorium për lumenjtë, Panariti: Shfrytëzimi pa kriter solli përmbytjet

    17 Janar, 2017

    MORATORIUMI I LUMENJVEMinistria e Bujqësisë do të kërkojë një moratorium si ai i pyjeve për mbrojtjen e baseneve ujore dhe shtretërve të lumenjve.

    Gërryerja që u bëhet lumenjve në mënyrë sistematike nga kompanitë private, sipas ministrit Edmond Panariti, është shkaku kryesor i përmbytjeve.

    “Ndërhyrjet tona janë pak efektive në kuptimin e kanaleve, përderisa nuk mbrojmë lumenjtë ...

  • Optimizëm në ekonomi, BSH: Niveli më i lartë i besimit në 10 vjet

    16 Janar, 2017

    BESIMI I BIZNESITBanka e Shqipërisë deklaroi se optimizmi i qytetarëve dhe biznesit për gjendjen e ekonomisë ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se 10 vjet.

    Në vrojtimin e fundit periodik, banka raportoi se treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 9.4 pikë përqindje vetëm në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

    Kjo ...

  • Të hënën nxënësit në klasë, nuk ka më shtyrje

    13 Janar, 2017

    NxenesitProcesi mësimor për nxënësit e sistemit parauniveristar dhe shkollat e larta nis të hënën në 16 janar. Burime nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit konfirmojnë se nuk ka urdhër tjetër për mbajtjen mbyllur për shkollat dhe institucione të tjera arsimore përtej kësaj date.

    Ndërkohë virusi i gripit AH3N2 ka shënuar një tjetër person ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"