LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Malaj: Demokratizimi i partisë, kusht për qeverisje demokratike

    4 Shkurt, 2016

    Ish ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Malaj, tha se pa demokratizuar partinë nuk mund të ketë një qeverisje demokratike. Në një intervistë në studion e Zërit të Amerikës, Zoti Malaj iu referua një debati të rindezur brenda Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve për kryesinë e saj. Zoti Malaj, i cili më parë ka qenë pjesë e përpjekjeve brenda PS për ta demokratizuar partinë, tha se debati nuk dëmton. ...

  • Ndahet nga jeta akademiku Kristo Frashëri

    1 Shkurt, 2016

    akademik kristo-frasheriËshtë ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Akademia e Shkencave, profesori është shuar nga shkaqe natyrore mbremjen e së dielës.

    Ceremonitë në nderim të tij do të mbahen ditën e mërkurë më 3 shkurt, nga ora 12 deri në ora 13, në Akademinë e Shkencave.

    Kristo ...

  • 919 milionë euro dëm nga institucionet në 2015

    30 Janar, 2016

    Kontrolli-i-Larte-i-Shtetit919 milionë euro është dëmi që institucionet e shtetit kanë shkaktuar gjatë vitit 2015 nga shpenzimet e kryera, parregullsitë dhe shkeljet financiare.

    Në raportin e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit theksohet se dëmet më të mëdha janë në fushën e tatim-­taksave, prokurimeve publike dhe doganave.

    Nga shkeljet e disiplinës financiare të cilat sjellë rezultate të dobëta, dëmi llogaritet në ...

  • Kosova, dështimi i dytë, Serbia “rikthen” UNMIK-un

    28 Janar, 2016

    KiEKosova pësoi një tjetër disfatë në planin diplomatik dhe të njohjes ndërkombëtare, pasi rezoluta e Asamblesë së Këshillit të Europës për Kosovën, është miratuar pasditen e së enjtes së bashku me katër amendime të propozuara nga Serbia.

    Beogradi paraqiti një ditë më parë në Komision amendimet e veta në lidhje me veçimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi ...

  • Ismail Kadare i bëri letrat shqipe pjesë të letërsisë botërore

    28 Janar, 2016

    kadare80-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare ka tërhequr edhe vëmendjen e shtypit të huaj. Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” i kushton Kadaresë një shkrim me titullin “Klima e rebelimit”.

    Ismail Kadare zëri letrar i patriotizmit shqiptar mbush 80-vjet shkruan publicisti dhe shkrimtari i njohur austriak, Karl-Markus Gauss në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung (28.01) duke theksuar se është pikërisht Ismail Kadare ...

  • Ambasadori Lu: Drejtësia parësore për SHBA-të

    27 Janar, 2016

    Ambasadori LuINTERVISTA/ Ambasadori amerikan flet pas një viti qëndrimi në Shqipëri. “Në pranverë 2016, vendi do të ketë një reformë të thellë të gjyqësorit”. Zoti Lu shprehet për lidhjet e politikës me krimin, procesin e dekriminalizimit, fenomenin e korrupsionit dhe ngritjen e Byrosë kombëtare të hetimit

    Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu, thotë se realizimi i Reformës në Drejtësi është ...

  • Freedom House: Shqipëria dhe Kosova ende pjesërisht të lira

    27 Janar, 2016

    Freedom House
    Rënia ekonomike globale dhe frika nga trazirat sociale kanë çuar në rritjen e shtypjes politike nga qeveritë autoritare në vitin 2015 thuhet në raportin e organizatës Freedom House. Në raportin, i cili vlerëson shkallën e lirive demokratike në vendet e botës, Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira.

    Organizata Freedom ...

  • TI: Shqipëria dhe Kosova përparojnë në luftën kundër korrupsionit

    27 Janar, 2016

    tiOrganizata ndërkombëtare Transparency International publikoi të mërkurën “Treguesin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015”, në të cilin janë përfshirë 168 vende të botës.

    Sipas këtij raporti, Shqipëria ka shënuar përparim më të madh duke u radhitur në vendin e 88-të me 36 pikë, ndryshe nga viti 2014 kur ishte në vendin e 110-të.

    Kosova e e cila vitin e kaluar ...

  • Donald Lu: Të largojmë politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale

    26 Janar, 2016

    Tryeza-antikorrupsionDitën e sotme, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, janë ulur në një tryezë për të diskutuar mbi “Korrupsionin zgjedhor”.

    Mësohet se, presidenti i vendit Bujar Nishani ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në konferencë.

    Gjithashtu, në këtë konferencë të organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, me temë “Korrupsioni zgjedhor, ...

  • Shqipëria kërkon rritjen e përfitimeve nga TAP

    25 Janar, 2016

    tap-tapQeveria shqiptare do të pajtojë një tjetër kompani konsulence, këtë herë për të bërë krahasimin mes përfitimeve që merr shteti shqiptar nga marrëveshja e nënshkruar me konsorciumin TAP, me përfitimet që rrjedhin nga e njëjta marrëveshje për shtetin grek, në porporcion me investimin në secilin shtet.

    Në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013, ekziston një ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"