LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Rama: E gjithë historia një farsë

    5 Mars, 2015

    Maxhoranca nuk u përfshi në debatet parlamentare të dominuara nga ish-kryeministri Sali Berisha me kryeparlamentarin Ilir Meta. I vetmi që replikoi me Berishën ishte deputeti Paulin Sterkaj.
    “Kjo ishte një shfaqje shumë e trishtueshme, në të cilën janë përfshirë një ‘tufë politikejsh dhe rrugeçërish’. Kostoja e këtyre sjelljeve është e shqiptarëve, të cilët presin të dëgjojnë për reformat, për ligjet, për të cilat ka nevoje procesi i reformave dhe ...

  • Tahiri: E vërteta për Tom Doshin. Verifikuam çdo version, asnjë provë

    4 Mars, 2015

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë hollësi për hetimin e deritanishëm për akuzat e deputetit Tom Doshi, pretendimeve të tij lidhur me një komplot të mundshëm, me porosi të kryeparlamentarit Ilir Meta dhe së fundmi edhe dëshmive të Durim Banit, i cili tha para prokurorëve se historia është e sajuar me kërkesë të deputetit Doshi. Tahiri vuri në dukje që në ...

  • Dëshmitari: Më paguan për të luajtur rolin sipas versionit të Tom Doshit

    4 Mars, 2015

    Ka marrë një kthesë tjetër historia e denoncimit “bombë” të deputetit Tom Doshi, që tronditi politikën shqiptare. Personi i arrestuar si atentatori i pretenduar ndaj Doshit dhe Fufit, Durim Bami, në deshmitë e para ka hedhur poshtë versionin e deputetit duke pohuar madje se ai është paguar për të luajtuar këtë rol.Bami i ka mohuar të gjitha thëniet e tij në videon që deputeti Tom Doshi ka folur dy ditë ...

  • Shqipëri-Serbi: Të rritet bashkëpunimi

    4 Mars, 2015

    Zonja Maja Gojkovic në Tiranë, vizita e parë e një kryetari të parlamentit serb: Të punojmë për cështjet e përbashkëta. Kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta: Shqiptarët e Luginës së Preshevës gur themeltar në marrëdhëniet tonaShqipëria dhe Serbia angazhohen të forcojnë bashkëpunimin me tyre. Kjo u deklarua sot nga kryetarët e parlamenteve të të dy vendeve në përfundim të takimit mes tyre në Tiranë.

    Kryetarja e parlamentit të Serbisë Maja Gojkovic ...

  • Debat i ashpër pas përjashtimit të Tom Doshit nga Partia Socialiste

    3 Mars, 2015

    Partia Socialiste në Shqipëri ka përjashtuar deputetin Tom Doshi nga rradhët e saj. Mbledhja e grupit parlamentar ku u morr vendimi erdhi pas akuzave që zoti Doshi bëri ditë më parë në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe shumicës në Kuvendin e Shqipërisë.“Kur të flas unë më tepër do t’i dridhen themelet shumicës dhe qeverisë. Edi Rama është mosmirënjohës dhe bukshkalë, për mua dhe të gjithë ata që e votuan ...

  • SHBA mirëpresin vendimin për Tom Doshin

    2 Mars, 2015

    Në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, thuhet se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale.Shtetet e Bashkuara, thuhet në deklaratë, e marrin seriozisht kërcënimin e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike. Deklarata u bën thirrje të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë ...

  • Tom Doshi përjashtohet nga grupi i PS-së

    2 Mars, 2015

    Vendimi pas akuzave që deputeti bëri javën e shkuar. Kryeministri Rama: Eshtë i lirë t’i provojë para drejtësisë. Doshi: Meta ka paguar për vrasjen time dhe deputetit demokrat Mhill FufiNë Shqipëri, grupi parlamentar i Partisë socialiste vendosi sot të përjashtojë nga radhët e veta deputetin Tom Doshi, pas akuzave të këtij të fundit javën e shkuar se i kishte shpallur luftë kryeministrit Edi Rama dhe se do të trondiste shumicën ...

  • Atentatet me eksploziv, katër të tjerë në pranga, dy në kërkim

    26 Shkurt, 2015

    Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vënë në pranga pesë persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar si organizatorët dhe autorë të vendosjes së eksplozivë në farmacine e të atit të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe për ekspolzivin e vendosur pranë stacionit të autobusit në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Me anë të një njoftimi për shtyp, Prokuroria e Përgjithshme thotë se këta persona akuzohen për “Vepra me ...

  • Rama-Meta kokë më kokë për bashkitë. PS ofron 3, LSI kërkon 4 bashki të nivelit të parë dhe Pogradecin

    26 Shkurt, 2015

    Koalicioni qeverisës përfshihet nga ethet elektorale të Lokaleve të 21 Qershorit. Takimi i përjavshëm i të mërkurës Rama-Meta ka shërbyer thjesht për të ndërtuar platformën e ndarjes së bashkive, ku do të garojnë kandidatët e PS dhe LSI-së. Një burim pranë negociatave i tha Top-Channel se për momentin është duke u diskutuar për Bashkitë e nivelit të parë, siç quhen ndryshe 12 bashkitë kryesore që janë kryeqendrat e 12 Qarqeve ...

  • Horzetzky: ‘Besueshmëria – formula magjike për investime’ në Shqipëri

    26 Shkurt, 2015

    Sekretari i shtetit në ministrinë e Ekonomisë të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Günther Horzetzky, vlerëson pozitivisht shanset për investime në Shqipëri. Ai u takua me ministrin e Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj.DW: Dje (25.02.15) ambasada e Shqipërisë në Berlin, konsullata e nderit e Shqiperisë në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, në bashkëpunim me ministrinë e Ekonomisë të landit organizuan një takim për investimet në Shqipëri. Ju pritët ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"