LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • PE, rekomandimet për Shqipërinë, hartohet projektrezoluta

    25 Shkurt, 2015

    Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian pritet të shqyrtojë projektrezolutën për Shqipërinë, bazuar në gjetjet e raportuesit Knut Fleckenstein. Eurodeputeti socialdemokrat vizitoi Tiranën në mes të janarit dhe pas dy javësh dorëzoi pranë sekretariatit raportin e tij ku mbizotëron thirrja për dialog politik.

    Top Channel zbardh pjesët kryesore të këtij dokumenti, ku në më pak se 6 faqe përmblidhen 24 rekomandime.

    Pika B
    Ndërsa miratimi konsistent dhe zbatimi efektiv i ...

  • AI për gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri e Kosovë

    25 Shkurt, 2015

    Amnesty International në raportin vjetor përshkruan në hollësi zhvillimet që lidhen me të drejtat e njeriut edhe në Shqipëri e në KosovëOrganizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International, thekson në raportin vjetor se dhuna familjare në Shqipëri mbetet e përhapur dhe të mbijetuarit e saj rrallë përfitojnë nga drejtësia. Atje vazhdon mosndëshkimi në rastet e torturës dhe keqtrajtimit. Qasja në strehim të përshtatshëm për njerëzit që jetojnë në ...

  • Vendet e SEECP-it deklaratë kundër terrorizmit

    25 Shkurt, 2015

    Takimi i Tiranës, 13 vende të Europës juglindore angazhohen të bashkëpunojnë me njera tjetrën për t’ju kundërvënë me çdo mjet veprimtarisë së të ashtuquajturit Shtet islamik i Irakut dhe Sirisë dhe fenomenit të luftëtarëve të huaj.Trembëdhjetë vende të Europës juglindore dolën sot me një deklaratë të përbashkët kundër terrorizmit duke u angazhuar të bashkëpunojnë me njera tjetrën për t’ju kundërvënë me cdo mjet veprimtarisë së të ashtuquajturit Shtet islamik i ...

  • Sfidat e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit

    25 Shkurt, 2015

    Takimi i Tiranës i vendeve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore pati në fokus agjendën e kooperimit rajonal, por dhe reagimin e përbashkët për valën terroriste të IS.Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federica Mogherini, e anulloi në momentet e fundit udhëtimin për në Tiranë, si pjesëmarrëse në takimin informal të ministrave dhe zyrtarëve të ministrive të jashtme të 13 vendeve, që janë ...

  • Kryeministri Rama në Bruksel: Të gatshëm të plotësojmë prioritetet

    20 Shkurt, 2015

    Në përfundim të vizitës një ditore në Bruksel ku takoi Presidentin e Komisionit Europian, Juncker dhe Presidentin e Bashkimit Europian, Tusk, Kryeministri Edi Rama në një komunikim me gazetarët shqiptarë atje iu përgjigj një serie pyetjesh që lidheshin me integrimin e Shqipërisë në Union dhe përplasjet e brendshme me Presidentin Nishani apo ndikimet që mund të kenë ato me Brukselin. TCH: Zoti Kryeministër, në 2014 kur ju nisët mandatin tuaj ...

  • Ballkani Perëndimor aplikon sistemin gjerman për parashikimin e fatkeqësive natyrore

    20 Shkurt, 2015

    Qeveria gjermane mbështet me 3,5 milionë euro sistemin e paralajmërmit ndaj fatkeqësive natyrore në vendet e Ballkani Perëndimor.Bashkëpunimi rajonal rezulton çelësi edhe në menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe thatësirat në Ballkanin Perëndimor. Shtimi i këtyre dukurive edhe në rajon, si pasojë e ndryshimeve klimatike, e ka nxjerrë përballimin e tyre në krye të axhendës së bashkëpunimit rajonal. Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi janë angazhuar në realizimin e ...

  • Tusk: Zgjerimi mbetet prioritet. Rama: Ballkani, jo periferi e periferisë

    19 Shkurt, 2015

    Për herë të parë që pas zgjedhjes së tij në krye të Bashkimit Europian, Donald Tusk priti zyrtarisht Kryeministrin Edi Rama, të cilin e siguroi se zgjerimi me Ballkanin mbetet prioritet. Shefi i qeverisë shqiptare kërkoi që të shmangen boshllëqet në aspektin ekonomik për këtë rajon, i cili sot kërcënohet po ashtu nga terrorizmi. Politika rajonale e Shqipërisë u vlerësua më shumë se ajo brenda vendit. Tusk çmoi ecurinë e ...

  • Rama takon drejtuesit e BE-së

    19 Shkurt, 2015

    Kryeministri shqiptar në Bruksel pritet nga presidenti i komisionit europian Juncker dhe ai i Këshillit europian Tusk. Bisedime për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për projektet e zhvillimit në BallkanKryeministri Edi Rama u shpreh sot mjaft i kënaqur nga bisedimet që ai zhvilloi në Bruksel me drejtuesit më të lartë të Bashkimit europian. Gjatë paradites zoti Rama u takua me presidentin e ...

  • Projekti TAP dhe rrjeti shqiptar i gazit

    17 Shkurt, 2015

    Projekti për rrjetit të gazit në Shqipëri po merr fondet e para nga financuesit europianë ndërsa kompania azere SOCAR po nis studimin e gazit në këtë rajon.Western Balkans Investment Framework (WBIF) ka miratuar financimin prej 1.1 milion euro për hartimin e projektit të gazit.

    Përfaqësues të Bashkimit Europian, të disa kompanive të naftës dhe ministrisë shqiptare të energjisë diskutuan mbi hapat e para për realizimin e projektit.

    Përfaqësues të kompanive Shell, British ...

  • Policia arreston autorin e dyshuar të shpërthimeve

    13 Shkurt, 2015

    Policia arreston një shtetas i cili dyshohet të jetë autor i shpërthimeve në Tiranë.Në pranga ka përfunduar Alfred Qefaliaj, 30 vjeç banor në Linzë, fshat në periferi të kryeqytetit. Më herët policia ndaloi edhe një shtetas tjetër, i cili dyshohet se ka dijeni për shpërthimet e ndodhura në Tiranë tri ditë më parë.

    Aktualisht Emirjan Gjuta po merret në pyetje lidhur me ngjarjet që tronditën kryeqytetit. Mëngjesin e 10 shkurtit Tirana ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"