LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Ambasadori Lu: Prioritetet e SHBA, reformat në vend dhe lufta kundër terrorizimit

    13 Janar, 2015

    Dy ditë pas mbërritjes së tij në Shqipëri, ambasadori i ri amerikan, Donald Lu, i ka paraqitur letrat kredenciale presidentit Bujar Nishani dhe menjëherë më pas ka mbajtur konferencën e parë për shtyp. Me një shqipe për t’u pasur zili, Lu ka rrëfyer para gazetarëve veten e tij, familjen dhe prejardhjen, para se të fliste për politikën dhe prioritetet e SHBA-ve ndaj vendit tonë.

    “Në Shqipëri, thonë se është e rëndësishme ...

  • Mali i zi kërkon shpjegime nga Shqipëria

    13 Janar, 2015

    Ministra e Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar një udhëzim ambasadës në Tiranë për të kërkuar nga autoritetet shqiptare informacione për atë se përse flamuri i “Shqipërisë së Madhe” është shfaqur në ndërtesën e Kryeministrisë së Shqipërisë.Informacione shtesë do të kërkohen nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

    Fotografia e këtij flamuri është postuar në murin e kryeministrisë në kuadër ...

  • Skandali i Sigurimeve në institucione, Qeveria do të paguajë borxhin

    12 Janar, 2015

    Skandali i Sigurimeve Shoqërore ku shumë institucione të shtetit nuk kanë paguar kontributet për punonjësit ka hapur debatin se si mund të zgjidhet kjo situatë. 

    Top Channel ka mësuar se një nga rrugët që Qeveria po merr në konsideratë është ajo e klasifikimit të borxhit 100 milionë dollarë si detyrim i prapambetur për t’ja bashkangjitur borxheve të tjera që po shlyhen përmes një plani trevjeçar.

    Kur erdhi në pushtet qeveria e majtë ...

  • Skandali i Sigurimeve në institucione, Qeveria do të paguajë borxhin

    12 Janar, 2015

    Skandali i Sigurimeve Shoqërore ku shumë institucione të shtetit nuk kanë paguar kontributet për punonjësit ka hapur debatin se si mund të zgjidhet kjo situatë. Top Channel ka mësuar se një nga rrugët që Qeveria po merr në konsideratë është ajo e klasifikimit të borxhit 100 milionë dollarë si detyrim i prapambetur për t’ja bashkangjitur borxheve të tjera që po shlyhen përmes një plani trevjeçar.

    Kur erdhi në pushtet qeveria ...

  • Paris, Rama me krerët fetarë shqiptarë

    12 Janar, 2015

    Kryeministri merr pjesë në marshimin e solidaritetit në kryeqytetin francez. “Shqipëria e vëllazërisë fetare është e vendosur të vazhdojë të mbajë lart flamurin e lirive, e të drejtave, dhe barazisë”, tha kryeministri Rama.Në marshimin e sotëm të solidaritetit në Paris mori pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai shoqërohej dhe nga përfaqësuesit e të katër besimeve fetare në Shqipëri. Zoti Rama bëri homazhe pranë selisë së të përjavshmes Charlie Hebdo ...

  • Ngricat e bora, vështirësi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, izolohen dhjetëra fshatra në Dibër

    8 Janar, 2015

    Ngricat dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Nga raportimet e mëngjesit të sotëm mësohet se ka një situatë problematike në aksin Gjirokastër-Tepelenë si dhe brenda qytetit, për shkak të ngricave dhe prezencës së akullit në rrugë. Qarkullimi paraqitet më problematik në zonën muzeale.Po kështu në Dibër, dhjetëra fshatra janë të izoluara prej 13 ditësh. Raportohet se për shkak të ...

  • Temperaturat e ulëta, rikthehen ngricat nëpër rrugë

    6 Janar, 2015

    Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të uljes së temperaturave dhe rinisjes së reshjeve të dëborës duhet bërë kujdes në shumë akse nacionale. Sipas buletinit të mëngjesit, situata është rënduar në Kukës pavarësisht punës për kriposjen e rrugëve, për shkak të krijimit të shpejtë të akullit. Gjithashtu, rrugë ku duhet bërë kujdes për shkak të akullit është ajo që të çon në Priskë e Shën Gjergj në Tiranë.

    Në ...

  • Nuk pastruan rrugët, procedim penal tre zyrtarëve të bashkisë Kukës

    5 Janar, 2015

    Indiferenca ndaj pastrimit të rrugëve, në kushtet e një moti të keq e me reshje dëbore, ka sjellë hetimin e dytë ndaj zyrtarëve lokalëve. Pas atyre të Korçës, janë shoqëruar në polici drejtues të Bashkisë së Kukësit.Burime zyrtare bëjnë me dije se janë shoqëruar tre drejtues të nivelit të dytë të kësaj bashkie, ndaj të cilëve ka nisur edhe procedimi penal në gjendje të lirë. Shoqërimi i tyre dhe hetimi ...

  • Rrugët, ARRSH: Në disa akse prezencë ngricash, kujdes gjatë orëve të natës

    5 Janar, 2015

    Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve të fundit. Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to. Në zonat kryesore të vendit ...

  • PS: Buzë liqenit të Pogradecit, vetëm parqe e pemë, jo fshatra turistikë

    5 Janar, 2015

    Partia Socialiste ka deklaruar sot se ndërtimet që po prishen në vijën liqenore të Pogradecit do të zëvendësohen me parqe dhe pemë dhe jo me fshatra turistikë. PS-ja i ka kthyer kështu përgjigje, akuzave të PD-së se shembjet në Udënisht e më gjerë po bëhen me qëllimin për t’i hapur vend, ndërtimit të fshatit turistik të deputetit socialist Ilir Xhakolli.Çmenduria e Partisë Demokratike nuk ka fund, – tha sot deputetja ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"