LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Nato, Nishani takim me Stoltenberg

    28 Prill, 2016

    Vlerësimi për rolin e Shqipërisë. Presidenti Nishani: Mbështesim anëtarësimin e Malit të Zi e Maqedonisë. Sekretari i Përgjithshëm: Muajin e ardhshëm firma e Protokollit të Anëtarësimit me Malin e Zi

    Nishani StoltenbergPresidenti shqiptar Bujar Nishani u takua sot në selinë e Natos në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg, në kuadër të përgatitjeve të Takimit të Nivelit ...

  • Qeveria mbrojti Gërdecin, firma e Petro Koçit: Ishte aksident teknologjik

    27 Prill, 2016

    VENDIMI I GERDECITQëndrimi i Gardës nuk është i pari në radhën e qëndrimeve të qeverisë Rama ndaj çështjeve të bujshme të qeverisë së mëparshme. Një qëndrim të njëjtë ka mbajtur qeveria Rama sikurse qeveria Berisha edhe për çështjen e Gërdecit.

    Në ankimimin e dorëzuar në gjykatë një vit më parë, një dokument që mban firmën ...

  • Shtypi në Shqipëri, Kosovë pjesërisht i lirë

    27 Prill, 2016

    FreedomHouseOrganizata Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, vlerëson se Shqipëria dhe Kosova janë në mesin e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë.

    Në raportin e kësaj organizate, të publikuar të mërkurën, Kosova radhitet në vendin e 96-të me 49 pikë, ndërsa Shqipëria në vendin e 106-të, me 51 pikë. Klasifikimi bëhet sipas një shkalle nga 0 në 100, ku zero ...

  • Rama, për “Sky News”: Ne nuk duam konfederatë, por aspirojmë BE-në

    26 Prill, 2016

    skyramaEditoriali plot ironi i kryeministrit Edi Rama për gazetën “The Times” ka ngjallur interesin e medias britanike. Në një lidhje direkte nga Tirana me televizionin “Sky News”, në emisionin politik “Tonight” të Adam Boulton, kryeministri u pyet për debatet që ka ngjallur në Britani deklarata e ministrit të Drejtësisë, Michael Gove, që sugjeronte se Britania mund të ...

  • “Shullazi” trazon parlamentin

    22 Prill, 2016

    Debate të ashpra mes qeverisë dhe opozitës. Berisha: Shullazi lidhje direkte me Ramën dhe Tahirin. Shqiptarët të armatosen për të mbrojtur veten. Socialistët kërkojnë përjashtimin me 10 ditë nga parlamenti për ish kryeministrin

    berishaParlamenti pati sot një seancë të trazuar kur për orë të tëra debatet në sallë u përqëndruan në një shkëmbim replikash dhe akuzash mes palëve rreth emrit ...

  • Berisha: Qytetarët të armatosen kundër qeverisë; Tahiri: Prokuroria të nisë ndjekje penale

    21 Prill, 2016

    berisha-kuvendÇështja e Emiljano Shullazit dhe kërcënimet e prezumuara të tij ndaj profesor Mynyr Konit dhe disa biznesmenëve kanë qenë në qendër të debatit parlamentar të kësaj të enjteje, që ka patur tone të forta mes pozitës dhe opozitës.

    Ish-kryeministri Berisha, duke e cilësuar ekzekutivin aktual si një organizatë kriminale, u ka bërë thirrje qytetarëve që ...

  • Rinegaciata me TAP në maj, Gjiknuri: Ja përfitimet

    18 Prill, 2016

    gjiknuri gazi filimiNë ceremoninë e organizuar me rastin e mbërritjes së tubave të parë të TAP-it, Kryeministri Rama i njohu meritat paraardhësit të tij Berisha, por në një sens tjetër, atë kritik. Sipas tij, qeveria e mëparshme ka negociuar kushte diskriminuese për Shqipërinë për gazsjellësin TAP. Një gjë, që ai premtoi ta rregullojë.

    “Vumë re ...

  • Shqipëri, nis faza e re e ndërtimit të TAP-it

    18 Prill, 2016

    Konsorciumi që drejton projektin e gazsjellësit organoi sot një ceremoni, për fillimin e shtrirjes së tubacionit. 13 mijë tuba çeliku do të shtrohen në 215 kilometra gjatësi të gjurmës së gazsjellësit në territorin shqiptar

    tapNdërtimi në territorin e Shqipërisë së gazjellësit Trans Adriatic Pipeline, TAP, ka hyrë në një fazë të re, atë të shtrimit të tubacioneve, e cila pritet ...

  • Tubacioni nënujor i TAP-it, një kompani italiane shpallet fituese

    15 Prill, 2016

    gazsjellesi-tapNjë kompani italiane ka fituar tenderin për të ndërtuar 105 kilometra tubacione në det të hapur, në ujërat e detit Adriatik mes Shqipërisë dhe Italisë.

    Bëhet fjalë për gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), për të cilin, kompania italiane “Saipem”, do të punojë në një thellësi nënujore prej 820 metrash me anijen e specializuar “Castorone”, ndërsa diametri i tubit do të jetë 91.4 ...

  • Reforma në Drejtësi, mbyllet faza e parë e diskutimeve

    15 Prill, 2016

    reformat drejtesi alKomisioni i Posaçëm parlamentar rinisi sot punën. Dakortësi për mjaft cështje. Emërimet në institucionet e reja ndajnë palët. Priten propozimet e ekspertëve të Opdat dhe Euralius. SHBA dhe BE përshëndesin rifillimin e dialogut: Të vazhdohet pa vonesa

    Në Shqipëri, Komisioni i Posaçëm për Reformën zgjedhore mbylli sot fazën e parë të diskutimeve mbi 10 cështjet e ngritura nga ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"