LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Raporti për Shqipërinë, Fleckenstein: Progres e dështime. Drejtësia, prioritet

    28 Dhjetor, 2015

    knut fleckensteinPas festave nis puna për përgatitjen e raportit për Shqipërinë. Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, i cili do merret vetë me këtë raport në një intervistë për Top Channel flet për një situatë pozitive, por sipas tij ka patur edhe dështime si në rastin e zgjedhjeve lokale. Ndërsa thekson se detyra kryesore e ...

  • Debat rreth vlerësimeve të Venecias

    25 Dhjetor, 2015

    Reforma në Drejtësi, opozita: Komisioni i Venecias çmontoi skemën e kapjes politike. Kryetari i Komisionit të Reformës, Xhafaj: Sfidoj cilindo që thotë se është rrëzuar ndonjë nga nenet e dërguara për opinion zyrtar

    Komisioni i VeneciasNë Shqipëri opozita dhe drejtuesi i komisionit të posacëm parlamentar për reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj,i bënë komente të ndryshme vlerësimit paraprak të Komisionit të ...

  • Hajdari: Reforma do ta pastrojë prokurorinë nga të paaftët dhe të korruptuarit

    23 Dhjetor, 2015

    hajdari prokurorZëri i Amerikës: Zoti Hajdari! Ju prej disa vitesh drejtoni Shoqatën e prokurorëve të Shqipërisë dhe për mbi 20 vjet punoni si prokuror në drejtësinë shqiptare. Brenda pak kohësh ju u lëvizët dy herë nga detyra. Pse kanë ndodhur këto transferime për ju dhe kolegë të tjerë?

    Shkëlqim Hajdari: Të gjitha transferimet e prokurorëve dy vitet e fundit, që ...

  • Biblioteka Kombëtare, “shtëpia” e re e Mesharit të Gjon Buzukut

    23 Dhjetor, 2015

    bujarnishaniPresidenti Bujar Nishani, gjatë vizitës në Bibliotekën Kombëtare në 95-vjetorin e themelimit të saj, i besoi kopjen e “Mesharit” të Gjon Buzukut këtij institucioni.

    Pasi vlerësoi të gjithë punonjësit dhe menaxhuesit e bibliotekës, Nishani theksoi se “kopja e Mesharit, e sjellë si dhuratë për shqiptarët nga Papa Françesku, ka si vend më të përshtatshëm ruajtjeje ...

  • “Reforma në drejtësi do të pastrojë sistemin nga ‘kanceri’ i korrupsionit”

    22 Dhjetor, 2015

    donald-luAmbasadori amerikan në Tiranë e konsideron të domosdoshme reformën në drejtësi, si e vetmja mënyrë, e cila sipas tij do të bëjë të mundur pastrimin e sistemit nga ‘kanceri’ i korrupsionit.

    Gjatë diskutimit në një tryezë që u mbajt sot mbi të drejtat e grave dhe reformën në drejtësi, ambasadori Donald Lu u shpreh se përmbushja e kësaj reforme do ...

  • Protesta e opozitës para parlamenit

    22 Dhjetor, 2015

    protesta tiraneOpozita zhvilloi sot para parlamentit në Tiranë një tjetër tubim proteste kundër korrupsionit të qeverisë, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe një aksion më të madh politik në janar.

    Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, tha se qeveria Rama është de facto e rrëzuar, sepse është e korruptuar.

    Ai tha se qytetarët duhet ta ndëshkojnë ...

  • Vjedhjen e BSH-së e paguan populli, KLSH: Banka duhet të rikuperojë paratë

    21 Dhjetor, 2015

    klshKontrolli i Lartë i Shtetit është përplasur me Bankën e Shqipërisë duke i kërkuar asaj të anulojë vendimin që ia ngarkon koston e vjedhjes së 713 milionë lekëve qytetarëve shqiptarë.

    Pas vjedhjes, Banka e Shqipërisë e ka kontabilizuar të gjithë shumën si humbje në bilancin e këtij viti. Ky veprim e hedh automatikisht koston e ...

  • Nishani dekreton dekriminalizimin

    21 Dhjetor, 2015

    Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar ligjin për dekriminalizmin dhe ndryshimet kushtetuese në funksion të këtij ligji, katër ditë pas miratimit të tyre në Kuvend.

    Edhe pse dekretimi është bërë publik këtë të hënë, sipas dekretit, firma e kreut të shtetit është hedhur që në 18 dhjetor.

    Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Presidencës, thuhet se “Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë ...

  • Miratohet me konsensus ligji për dekriminalizimin

    18 Dhjetor, 2015

    Parlamenti voton dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Ambasada amerikane në Tiranë, mirëpret vendimin: Ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm për të ulur ndikimin e elementëve kriminalë në vend

    parlamenti alNë Shqipëri shumica dhe opozita miratuan sot me konsensus (132 vota pro) ligjin për dekriminalizimin, duke i dhënë fund, pas një viti nga marrëveshja e dhjetorit të 2014,  një cështjeje ...

  • Protesta e opozitës, Ristani: Nuk ka më kohë për opozitë konstruktive, vetëm për protesta

    17 Dhjetor, 2015

    protesta trPara Parlamentit ka nisur protesta e opozitës, ku janë mbledhur qindra persona. Protestës i është bashkuar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

    I pari që mori fjalën në protestë ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili tha: “25 vite më parë, jo shumë larg nga këtu, studentët dhe qytetarët ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"