LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Ikja e vazhdueshme e shqiptarëve, sipas shkrimtarit Fatos Lubonja

    20 Tetor, 2015

    LubonjaGjatë këtij viti nga Shqipëria janë larguar vetëm drejt Gjermanisë 6-7 mijë shqiptarë çdo muaj, pra në 10 muaj 60-70 mijë vetë.

    Sipas statistikave zyrtare gjermane, emigrantët shqiptarë në Gjermani janë të dytët nga numri pas Sirisë, prej nga njerëzit ikin prej luftës. Por kjo është një dukuri shqetëuese në dy dekada.

    Analisti i ...

  • Debatet rreth çështjes CEZ

    20 Tetor, 2015

    Kryeministri Edi Rama përsëriti sot se do të kërkohet hetim me ekspertëizë ndërkombëtare për kontratën e ish qeverisë Berisha me CEZ-in. Opozita sulmon qeverinë për zgjidhjen me mirëkuptim të kontratës e këmbëngul për hetim ndërkombëtar

    cezNë Shqipëri çështja e kompanisë ceke CEZ e cila për disa vite administroi kompaninë e shpërndarjes së energjisë, vazhdon të mbetet pjesë e debateve politike. ...

  • Rruga e Arbrit; qeveria, konsulencë të huaj për projektin e kompanisë kineze

    19 Tetor, 2015

    RRUGA E ARBRITQeveria do të paguajë një kompani konsulence për ta ndihmuar që të vlerësojë ofertën e kompanisë kineze “China State Construction” për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

    Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se, Avokatura e Shtetit ka hapur zyrtarisht procesin e kontraktimit të studios konsulente, e cila do të këshillojë komisionin e ...

  • “Maratona e Jetës”, ndërgjegjësimi për kancerin

    19 Tetor, 2015

    maratona tiraneNë Tiranë u zhvillua të dielën “Maratona e Jetës”, një veprimtari për të ndërgjegjësuar opinionin ndaj kancerit të gjirit, i cili po përhapet në mënyrë të konsiderueshme. Një tjetër tubim u zhvillua në sheshin Nënë Tereza për Ditën Europiane kundër Trafikimit të Personave.

    Organizata dhe vullnetarë të shoqërisë civile si dhe të rinj e banorë te Tiranës u bashkuan ...

  • Progresraporti i PE-së, Fleckenstein: Mos prisni shumë

    17 Tetor, 2015

    Knut FleckensteinSocialdemokrati gjerman Knut Fleckenstein, raportues i PE për Shqipërinë has vështirësi për të besuar shtyrjen e dytë të datës së publikimit të raportit të progresit nga ekzekutivi europian, qoftë për Turqinë, qoftë për sebepin e PPE-së. Ai këshillon shqiptarët të vazhdojnë në rrugën e duhur, por dhe që të mos kenë pritshmëri të larta nga raporti ...

  • KE, më 21 tetor miratimi i paketës së zgjerimit

    16 Tetor, 2015

    Margaritis_SchinasShtatë ndër 28 anëtarët e Kolegjit të Komisionerëve të BE-së do të jenë në Spanjë të mërkurën e ardhshme, më 21 tetor, ku, pas shtyrjes fillestare, pritet miratimi i paketës së zgjerimit.

    Gjithçka pritet të bëhet në mbledhjen e radhës, që do të mbahet menjëherë pas samitit europian që do të ketë në fokus mbrojtjen ...

  • Marrëveshja me CEZ-in, KLSH: Dëmi 479 milion euro

    15 Tetor, 2015

    Në Shqipëri Kontrolli i Lartë i Shtetit bën kallzim në Prokurori për ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri, dhe Avokatin e Shtetit Alma Hicka. Ministri: Pretendimet e KLSH-së pa argumenta financiar dhe ligjor. Janë njësoj si të PD-së

    Kontrolli i larte i shtetitNë Shqipëri Kontrolli i Lartë i Shtetit ka arritur në përfundimin se Shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm ...

  • Arta Dade: E vështirë që Shqipëria sivjet të ketë shansin për hapjen e negociatave me BE

    15 Tetor, 2015

    Pas takimeve në Berlin të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Shqipërisë, kryetarja e këtij komisioni Arta Dade flet për DW mbi marrëdhëniet dy palëshe, reformat, bashkëpunimin në rajon dhe çështjen e refugjatëve.

    Arta DadeDW: Të hënën dhe të martën në krye të një delegacioni të Komisionit Parlametar për Politikën e Jashtme qëndruat në Gjermani, ku zhvilluat takime me homologun ...

  • Energjia efektive, Shqipëria harton një ligj të ri sipas BE-së

    15 Tetor, 2015

    komisioni energjetikesNë Tiranë parlamenti nisi sot shqyrtimin e një projekt-ligji të ri për eficencën e energjisë. Një ligj i mëparshëm nuk u zbatua asnjëherë, ndërsa tani është Bashkimi Europian, që i kërkon Shqipërisë standartet e veta.

    Komisioni parlamentar i veprimtarive prodhuese dëgjoi ekspertët, grupet e ...

  • Euro 2016, Shqipëria në vazon e katërt. Ja ndarja për “play-off”-et

    14 Tetor, 2015

    draw seedings20 ekipet që kanë siguruar kualifikimin në Europianin e Francës, vitin e ardhshëm, kanë nisur qysh tani të mendojnë mbi shortin e finaleve që do të hidhet më 12 dhjetor në Paris, pasi UEFA ka shpallur edhe renditjen e koefiçentëve të ekipeve kombëtare, përcaktuese për ndarjen nëpër vazo.

    Renditja është publikuar këtë të mërkurë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"