LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Udhëtim në Legoland/ Dhurata për tre fëmijët e shtruar në spitalin pediatrik

    10 Maj, 2022

    femija e gezuar“Çdo fëmijë ka lindur që të gëzoje”, tha Prof. Dr. Anila Godo, shefe e shërbimit të Onkohematologjisë në pediatri.

    Tre pacientë të vegjël të shërbimit të Onkohematologjisë në pediatri, për katër ditë kanë udhëtuar drejt Qytetit Bilund të Danimarkës, për t’u argëtuar bashkë me familjarët e tyre në Parkun e Lodrave Legoland.

    Kjo eksperiencë e paharruar e tre vogëlushëve  ...

  • Shqipëri: GIZ protagonist në zbutjen e ndryshimeve klimatike

    10 Maj, 2022

    permbytjet LezheNë raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor Shqipëria rezulton të jetë vendi më i prekur nga ndryshimet klimatike. Me ndihmën e GIZ synohet që krijimi i stacioneve të monitorimit ta ndryshojnë për mirë situatën.

     

    Ballkani Perëndimor (BP) vlerësohet si zonë e nxehtë e biodiversitetit në Evropë me një një larmi të madhe eko-sistemesh që nuk mund t‘u ...

  • Inflacioni shkoi në 6.2 për qind. Niveli më i lartë në 20 vitet e fundit. Çmimet e konsumit me rritjen më të madhe

    9 Maj, 2022

    inflacioni“Kriza e çmimeve në tregjet botërore po godet gjithnjë e më shumë xhepat e qytetarëve shqiptarëve. Shtrenjtimi i fortë veçanërisht i produkteve ushqimore dhe karburanteve ka bërë që inflacioni në Prill të arrijë në 6.2%, norma më e lartë e shënuar në dy dekada.”

    Edhe pse ndikimin më të fortë në inflacion e dha transporti me një rritje prej 22.5% ...

  • Anketimi i IDM: Shqiptarët, të zhgënjyer dhe mosbesues ndaj partive politike

    7 Maj, 2022

    tiranaNë Tiranë, një anketim i Institutit për Demokraci dhe ndërmjetësim nxori se shqiptarët janë gjerësisht të zhgënjyer dhe mosbesues ndaj partive politike.

    Sipas studimit, qytetarët mendojnë se deputetët njohin pak shqetësimet e tyre dhe se sistemi zgjedhor duhet reformuar.

    Pjesa më e madhe e të anketuarve janë të pakënaqur me funksionimin aktual të demokracisë shqiptare dhe shprehin hapur zhgënjimin nga partitë ...

  • Qeveria i hap rrugë resorteve pas rishikimit të kufijve natyrorë të Parkut të Butrintit

    6 Maj, 2022

    gjiri i manastirit SarandeQeveria shqiptare përmbylli në fund të prillit procedurat ligjore për ndërtimin e një resorti turistik në Gjirin e Manastirit në Sarandë.

    Resorti është i pari që pritet të ndërtohet në zonën bregdetare Sarandë -Butrint, një nga zonat më të lakmuara të vendit për ndërtime turistike.

    Reth 800 hektarë të kësaj zone bregdetare deri në janar të këtij viti ...

  • Shqipëri, sfidat e prodhimit të energjisë nga panelet diellore

    5 Maj, 2022

    Albania solar energyShqipëria vlerësohet nga ekspertët si një nga vendet më të favorshme në Europë për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore.

    Por vendi aktualisht prodhon rreth 1% të energjisë nga dielli, ndërsa pjesa tjetër e nevojave sigurohet nga hidrocentralet dhe importi.

    Ndërtimi i parqeve fotovoltaike ka ecur me ngadalësi, ndonëse janë dhënë nga qeveria disa leje, kryesisht në zonën ...

  • Banka Botërore: Ekonomia e Shqipërisë po ngadalësohet nga lufta në Ukrainë

    5 Maj, 2022

    WBGBanka Botërore bëri sot të ditur se lufta në Ukrainë po ndikon në paqëndrueshmërinë e çmimeve dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë, ndërsa parashikimet afatshkurtra janë përkeqësuar.

    Në raportin e rregullt për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore pohoi se rritja ekonomike e Shqipërisë prej 8.5 për qind gjatë vitit 2021 tejkaloi plotësisht recesionin që shkaktoi nga Pandemia Covid, por kjo rritje pritet ...

  • Reporterët pa kufij: Në Shqipëri integriteti i medias rrezikohet nga krimi

    4 Maj, 2022

    Reporter pa kufiOrganizata “Reporterë pa kufij” (RSF) në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit e paraqet gjendjen e shtypit në Shqipëri të përkeqësuar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i quan gënjeshtra dhe fantazi gjetjet e RSF.

    Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, 3 maji, e gjen sivjet Shqipërisë ndër vendet problematike dhe që kanë shënuar rënie të kësaj lirie. Në ...

  • Gazetarët Pa Kufij: Shqipëria pëson rënie, Kosova përmirësim në Treguesin e Lirisë së Shtypit

    4 Maj, 2022

    liria shtypitOrganizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike. Por, sipas treguesit që u publikua të martën, Shqipëria ka shënuar rënie, ndërsa Kosova ka shënuar përparim krahasuar me raportin e vitit të kaluar.

    Treguesi i klasifikon vendet në mjedise “të mira”, “pak a shumë të mira”, “problematike”, “të ...

  • Deputetët e PD braktisin Kuvendin e Rithemelimit, kush janë figurat e vjetra në krah të Berishës

    30 Prill, 2022

    Sali Enver HoxhaKomisioni i Rithemelimit ka nisur punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pjesëmarrës janë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.

    Rreth 35 deputetë të PD, kanë braktisur Kuvendin e Rithemelimit. Mes emrave që mungojnë janë Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jorinda Tabaku, Ervin Saljani, Grida Duma, Agron Gjekmarkaj, Afred Rushaj, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"