LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Superpagat e Vettingut; PS voton kundër, pro PD e LSI

    25 Shtator, 2017

    VetinguNjerëzit e organeve që do të bëjnë vettingun dolën të pakënaqur nga vendimi i socialistëve në Komisionin e Ligjeve për të reduktuar ndjeshëm numrin e njerëzve dhe nivelin e pagave të tyre.

    Vetëm Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit ra dakord me shkurtimin, duke rezervuar të drejtën për të kërkuar ndryshime kur të hartohet buxheti i ...

  • Gjenerali Petr Pavel: Çdo sulm kundër ndonjë vendi aleati do përballohet nga Aleanca si një e tërë!

    23 Shtator, 2017

    Gjen PavelNga siguria në Ballkanin Perëndimor përfiton siguria dhe stabiliteti në Europë, thekson gjenerali Petr Pavl, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s në intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen.

    DW: Gjeneral Pavel, cilat janë planet e NATO-s për të forcuar sigurinë në një rajon të brishtë si Ballkani Perëndimor?

    Gjen. Petr Pavel: Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n ...

  • Rama: Do të bashkëpunojmë për ato çështje ku na bashkon Shqipëria

    23 Shtator, 2017

    ramaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli në një intervistë për Zërin e Amerikës për përparësitë e qeverisë së tij dhe situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri.

    Zëri i Amerikës: Zoti Kryeministër, në fjalën tuaj sot ju thatë që Shqipëria do të bëjë pjesën e saj për ta bërë të ardhmen dhe botën tonë më të mirë. Dhe kuptohet ndihmesën kryesore ...

  • Bushati: Raportet me Greqinë në një moment përcaktues

    22 Shtator, 2017

    BushatiMinistri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati thotë se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë janë në një moment përcaktues. Në një intervistë për Zërin e Amerikës nga Nju Jorku, ku ai ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, zoti Bushati shpjegoi se me palën greke është rënë dakort për një kalendar të qartë aktivitetesh ...

  • Asambleja e OKB-së, Bushati takon Kotzias dhe Hahn

    21 Shtator, 2017

    Bushati KotziasPunimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndër të tjera shërbejnë edhe për takime mes delegacioneve.

    Një i tillë ishte dhe ai mes ministrit Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias. Ka qenë vetë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, i cili ka publikuar një foto me homologun grek.

    Në ...

  • PD e LSI, aleancë për mbetjet: Referendum për ligjin

    20 Shtator, 2017

    mbetjetPartia Socialiste ka qëndrim zyrtar për t’u tërhequr nga ligji për mbetjet, të cilin e miratoi më shumë se një vit më parë në Parlament, por që ende nuk ka hyrë fuqi për shkak të kthimit të ligjit nga Presidenti.

    Dekreti presidencial nuk ka akoma një përgjigje, por Eduard Shalsi, nismëtar për lejimin e importit ...

  • Integrimi, Fleckenstein në Top Story për përgjegjësitë e Shqipërisë e të Brukselit

    19 Shtator, 2017

    top storyAgjenda politike e këtyre dy ditëve të fundit është dominuar nga vizita e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstien, i cili këtë të martë ishte i ftuar në Top Story.

    Intervista e plotë

    Sokol Balla: Ta fillojmë me pyetjen e zakonshme, cilat ishin arsyet dhe motivet kësaj vizite tuaje në Tiranë?

    Raportuesi, Knut Fleckenstein:  ...

  • Fleckenstein: Bisedimet me BE në 2018

    19 Shtator, 2017

    FleckensteinNë Tiranë, relatori për Shqipërinë në parlamentin europian Knut Fleckenstein, tha sot se bisedim për anëtarësim me Bashkimin europian mund të happen në gjysmën e vitit të ardhshëm

    Duke folur me gazetarët në përfundim të takimeve që ai pati në Tiranë me autoritet të larta shtetërore dhe drejtuesit kryesor politik të vendit, zoti Fleckenstein u shreh se “nëse Shqipëria vazhdon ...

  • Në Shqipëri nis dialogu për reformën zgjedhore

    18 Shtator, 2017

    BashaNë Tiranë, partitë kryesore politike nisën kërkesat e para mbi reformën zgjedhore. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se kjo do ta reformojë edhe politikën në tërësi.

    Ndërsa socialistët pohuan se janë gati të fillojnë me reformën zgjedhore qysh javën tjetër.

    Institucionet e reja shtetërore sapo janë konstituuar pas zgjedhjeve të sapokaluara parlamentare. Parlamenti dhe qeveria janë ende në mbledhjet ...

  • Rama: Ballkani Perëndimor- një territor ku aktorë të tretë shohin vulnerabilitet dhe mundësi për penetrim

    16 Shtator, 2017

    Nato TiraneZhvillohet për herë të parë në Tiranë, Konferenca vjetore e Komitetit Ushtarak të NATO-s. Integrimi i plotë në NATO i vendeve të mbetura jashtë të Ballkanit-rruga e sigurisë europiane

    Siguria në Ballkanin Perëndimor, ecuria në Projektimin e Konceptit të Stabilitetit, lufta kundër terrorizmit, misionet e NATO-s në Afganistan dhe KFOR janë në fokus të kësaj konference, që nisi të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"