LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Shqipëri: Mangësi të theksuara në sistemin e vlerësimit të gjykatësve

    1 Mars, 2017

    keshilli i larte i drejtesiseKëshilli i Lartë i Drejtësisë në Shqipëri nuk arriti të përmbushë detyrimin ligjor për përmbylljen e raundit të dytë të vlerësimit profesional për gjyqtarët, duke lënë një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh jashtë garës për institucionet e reja të drejtësisë. Analiza mbi sistemin e deritanishëm të vlerësimit profesional tregon se procesi u shoqërua me zvarritje dhe ...

  • Tiranë: Qeveria vendos të dëmshpërblejë plotësisht banesat e Zharrëzës

    1 Mars, 2017

    tiranaQeveria miratoi në Tiranë një paketë masash për dëmet e shkaktuara nga lëkundjet e tokës në Zharrëz të Patosit dhe Kuman të Roskovecit.

    Vendimi i qeverisë përcakton afate të shpejta për vlerësimin e banesave të dëmtuara rëndë apo të shkatërruara plotësisht dhe dëmshpërblimin e plotë të tyre nga buxheti i shtetit dhe kompania e naftës Bankers Petroleum.

    Një ekspert i pavarur ...

  • Koncensionet e naftës; Si u grabitën 30 milion euro nga kompania fantazmë

    28 Shkurt, 2017

    NaftaFiks Fare tregoi sot sesi kompania që operonte në Shqipëri në fushën e naftës ka arritur t’ia hedhë paq, teksa ka arritur të “grabisë” rreth 30 milionë euro.

    Përgjatë 10 viteve, me manovra financiare dhe juridike, kompania që kishte në shfrytëzim fushën naftëmbajtëse Cakran – Mollaj, nuk ka paguar asnjë detyrim shtetëror te tatimet, doganat, ...

  • BE: Fushatë anti-vetting. Duan të delegjitimojnë procesin

    28 Shkurt, 2017

    vetinguDelegacioni i Bashkimit Evropian ka deklaruar se ditët e fundit aktorë të ndryshëm politikë dhe të medias janë përfshirë në një fushatë për të delegjitimuar procesin e vettingut.

    Deklarata ka ardhur nga shefi politik i delegacionit të BE-së në Tiranë, Sylvain Gambert.

    “Vettingu është kushti kryesor për hapjen e negociatave dhe pavarësisht kush është ambasadorja e ...

  • FMN: Vettingu s’kalon në tendë. Bëni detyrën tuaj në Parlament

    28 Shkurt, 2017

    fmnMesazhet e forta për politikën në Tiranë zakonisht vijnë nga Brukseli ose Uashtingtoni, por këtë herë ai që ka një apel të fortë është institucioni ndërkombëtar më prestigjioz në botë për ekonominë dhe mesazhi i FMN-së më shumë shkon për opozitën.

    “Bordi i drejtorëve në Uashington theksoi se zbatimi i suksesshëm i reformës në drejtësi ...

  • Peticion pro Vettingut. 50 grupe të shoqërisë civile mbledhin firmat

    24 Shkurt, 2017

    PeticioniNga e shtuna nis mbledhja e firmave për një peticion që mbështet reformën në drejtësi dhe Vettingun, në një kohë kur java e ardhshme konsiderohet vendimtare për ngritjen e institucioneve.

    50 organizatat më në zë të shoqërisë civile janë bërë bashkë në këtë nismë dhe i kanë nisur një letër krerëve të politikës shqiptare dhe ...

  • Bregu: Jo bojkot të zgjedhjeve. Janë garanci për opozitën

    24 Shkurt, 2017

    Majlinda BreguSapo është kthyer nga vizita në Shtetet e Bashkuara, Majlinda Bregu i është bashkuar protestës së opozitës përballë Kryeministrisë.

    Megjithëse një kritike e kryetarit Basha, ajo nuk ka dilema për mbështetjen e kauzës së protestës për zgjedhje të lira e të ndershme, por lë të kuptohet se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është e ...

  • Pse u shtua hashashi, kreu i Antimafias: Kërkesë nga Italia, krimi shqiptar gati

    23 Shkurt, 2017

    Franco Roberti AntimafiaKreu i Drejtorisë Kombëtare të Antimafias, Franco Roberti ka zbritur në Tiranë për të dhënë sinjale të forta se kultivimi i hashashit duhet parandaluar me çdo kusht.

    Në një intervistë për Top Channel, Roberti thotë se diçka u bë gabim pas ndërhyrjes në Lazarat. Ai nënvizon se kërkesa për lëndën narkotike vjen nga ...

  • OSBE “korrigjon” deklaratat e Borschardt për paratë e drogës

    23 Shkurt, 2017

    osbe-tiranaPrezenca e OSBE-së në Tiranë, me anë të një postimi në “Twitter” është munduar të sqarojë deklaratat e bëra mbrëmjen e së mërkurës nga ambasadori Bernd Borchardt, në televizionin “Ora News”, sipas të cilit në Shqipëri qarkullojnë dy miliardë euro të ardhura nga kanabisi, të cilat mund të përdoren për të blerë deputetë.

    OSBE-ja thekson ...

  • Antimafia italiane: Droga nga Shqipëria është shumëfishuar

    23 Shkurt, 2017

    LallaNë Shqipëri Prokurori i Antimafias italiane Franco Roberti tha sot se trafiku i drogës drejt Italisë është rritur me shpejtësi vitet e fundit ndërsa foli për rrezikun që një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet mund të shkojë për të financuar radikalizmin islamik. Këto komente ai i bëri në përfundim të një takimi që pati me kryeprokurorin shqiptar ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"