LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Opozita: Valë protestash. Rama: Frikë nga Drejtësia

    18 Dhjetor, 2017

    BashaPas zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim morën vendim për të nisur një valë protestash në të gjithë vendin. Ndërsa për kryeministrin Rama, veprimi i sotëm i opozitës ishte një përpjekje e dëshpëruar për të bllokuar reformën në drejtësi. Për ngjarjet e sotme reagoi dhe ambasada amerikane në Tiranë sipas së ...

  • Bruksel: Darka e një rëndësie të madhe

    18 Dhjetor, 2017

    KryeministratShefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini takohet të hënën (18.12.) me kryeministrat e vendeve të Ballkanit. Ata do të flasin për gjendjen në rajon, por edhe perspektivën e anëtarësimit në BE.

    Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini do të vazhdojë të hënën traditën e takimeve jo formale me liderët e vendeve të ...

  • Pronat e Balilit, kush i dha 21 Ha tokë dhe historia e “Santa Quaranta”

    15 Dhjetor, 2017

    santaErjon Braçe akuzoi një ditë më parë në Parlament ish-ministrin e Bujqësisë se i ka dhënë toka me qira familjes Balili gjatë kohës që ushtronte detyrën.

    “Është një kontratë dhënë për këta njerëz, nga partia e tyre për njerëzit e tyre”, akuzoi Braçe.

    “Ju sfidoj që të provoni që kjo garë nuk ka qenë e ndershme. Merrni dosjet me vete dhe ...

  • Një studim i ri: gjykatat shqiptare, të mbingarkuara me procese

    15 Dhjetor, 2017

    Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori, fajësoi sot institucionet shtetërore dhe qarqet politike për ngarkesën e madhe të punës nëpër gjykata.

    “Politika i ndryshon ligjet dhe njerëzit pas çdo rotacioni pushteti për qëllime elektorale dhe kjo mbingarkon gjykatat me dhjetëra mijëra procese, të cilat vonohen dhe gjykohen pa cilësi” – tha ai.

    Zoti Zaganjori shtoi se mijëra nëpunës hiqen nga puna pa asnjë motiv dhe ata dynden nëpër ...

  • Shqipëri-Francë fazë e re bashkëpunimi kundër emigracionit ilegal

    15 Dhjetor, 2017

    ministri francezMinistri i Brendshëmi i Francës zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë. Bashkëpunimi mes dy vendeve ka hyrë në një fazë të re në luftën kundër migracionit ilegal nga Shqipëria.

    Numri ende shqetësues i qytetarëve  nga Shqipëria që kërkojnë azil në Francë dhe vlerësim i reduktimit të tyre në tre muajt e fundit ka sjellë në Tiranë, ministrin e Brendshëm ...

  • OSBE: Shmangni blerjen e votave dhe komisionet partiake

    14 Dhjetor, 2017

    ambasadori luOSBE i bëri sot thirrje komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore të zbatojë rekomandimet e zyrës ODIHR pas dy zgjedhjeve të fundit dhe ta mbajë këtë si qëllim kryesor në punën e vet.

    Drejtuesi i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasador Bernd Borchardt, i dha këto komente në një konferencë të posaçme mbi zgjedhjet shqiptare, ku morën pjesë deputetë ...

  • Shqipëri: 2017 me 10 gra të vrara si pasojë e dhunës në familje

    14 Dhjetor, 2017

    dhuna ndaj gruasParlamenti përmes një rezolute i kërkon qeverisë masa urgjente për reduktimin e dhunës në familje. Ndërkohë ambasadorja e BE-së Vlahutin thekson, se gratë një kapacitet i jashtëzakonshëm që në Shqipëri nuk përdoret.

    Ky vit në Shqipëri po mbyllet me 10 gra të vrara si pasojë e dhunës në familje. Edhe pse kjo shifër është rreth 7 përqind më ...

  • Exclusive / A po hetohet Tahiri në Itali? Provat që vënë në dyshim dëshminë e pafajësisë

    13 Dhjetor, 2017

    tahiriEmri i Saimir Tahirit për herë të parë doli nga dosja e Habilajve e Prokurorisë së Katanias. Për të vërtetuar që përdorimi i emrit të tij ishte rastësor dhe i papërfshirë në hetime, ish-ministri i Brendshëm doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se brenda 48 orëve kishte mundur të merrte nga Prokuroria e Katanias këtë vërtetim që ...

  • Rruga Tiranë-Elbasan, mbi 300 milionë euro të hedhura dëm

    13 Dhjetor, 2017

    tuneli elbasanNdërtimi i Autostradës Tiranë-Elbasan nisi më 29 prill të vitit 2011. Pas “Rrugës së Kombit”, ajo ishte vepra e dytë më e madhe publike që ndërtohej në historinë e Shqipërisë.

    Projekti parashikonte që segmenti, që lidh kryeqytetin me Elbasanin në vetëm 31 kilometra rrugë, të shkurtonte kohën me 50 minuta për udhëtarët. Rruga parashikohej të kishte 4 korsi, 7 ...

  • Meta: Kryeprokurori sipas Kushtetutës. Kompetenca e Parlamentit, por duhet konsensus

    11 Dhjetor, 2017

    metaArta Marku, prokurore në Shkodër dhe Ferdinand Elezi, prokuror në Durrës kanë dorëzuar sot në Kuvend kandidaturat për kryeprokuror të përkohshëm.

     Ndërkohë, afati i fundit për aplikim është dita e martë 12 dhjetor. Por edhe sot, politika e ka lexuar këtë moment sipas interpretimeve të veta.

    Për herë të parë në këtë debat ndërhyri edhe Presidentit i Republikës Ilir ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"