LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • “Tronditet Ballkani, shefi i CIA ‘gjuhë force’ me…”/ Avokati Ngjela: Diçka e madhe në Kosovë po vlon

    25 Gusht, 2024

    NgjelaAvokati Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s William Burns në Ballkan dhe rëndësinë e takimit të tij me kryeministrin Albin Kurti.

     

    Në një intervistë në “Breaking” në Top News, Ngjela u shpreh se shefi i CIA-s ka ardhur me ‘gjuhë force’ dhe se se diçka në favor të Kosovës ‘po gatuhet’.

    Ngjela: Shefi i CIA-s Ka ardhur me gjuhë ...

  • 58 të infektuar me ethet e Nilit! ISHP kërkon që bashkitë të bëjnë dezinstektimin kundër mushkonjave

    22 Gusht, 2024

    mushkonjaNumri i personave të infektuar me Ethet e Nilit Perëndimor të konfirmuar në laboratorin e ISHP në vendin tonë, ka mbërritur në 58, ndërkohë që situata po mbahet në monitorim nga Instituti i Shëndetit publik, ku mbërrijnë çdo ditë teste të marra nga pacientët e dyshuar si të infektuar nëpër rrethe, për shkak të simptomave që shfaqin.

     

    Burime të Top ...

  • Shqipëri, vazhdon të jetë shqetësues emigrimi i të rinjve

    22 Gusht, 2024

    ShkodraNë Shqipëri fenomeni i emigrimit, kryesisht i të rinjve, vazhdon të jetë shqetësues jo vetëm për shkak të largimit të fuqisë punëtore aktive, por edhe nivelit të demokracisë në vend. Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2011 e në vazhdim, nga Shqipëria janë larguar mesatarisht çdo vit rreth 42 mijë persona, 70 përqind e të cilëve të rinj. Zëri ...

  • UNHCR do të mbikqyrë marrëveshjen Shqipëri-Itali

    21 Gusht, 2024

    Rama MeloniMarrëveshja për migrantët mes Shqipërisë e Italisë u shoqërua me shumë debate. Tani OKB bën të ditur se do të mbikqyrë zbatimin e marrëveshjes. Ndërkohë numri i migrantëve në Itali ka rënë dukshëm muajt e fundit.

     

    Organizata e OKB-së për mbrojtjen e refugjatëve, UNHCR ka bërë të ditur, se do të mbikqyrë zbatimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe

    Italisë për transferimin e migrantëve ...

  • Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet! Në listën e qeverisë edhe rruga Ndoq-Plepa dhe bypass-i i Elbasanit

    19 Gusht, 2024

    AutostradaZgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 298.8 milionë euro.

    Puna për zgjerimin e autostradës nis me përfundimin e sezonit veror në 2 lotet e para kthesa Kamzës-Vorë dhe Vorë-Sukth, për të cilët janë shpallur edhe fituesit.

     

    Por kjo nuk do jetë rruga e ...

  • Arbri Kopliku i riu nga Shkodra që përgatitet të nisë studimet në Harvard

    19 Gusht, 2024

    ArbriNë Shqipëri, të rinjtë gjithnjë e më shumë po priren të studiojnë jashtë vendit, në universitetet e Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Deri në fund të vitit akademik 2023-2024 rreth 14 mijë të rinj shqiptarë studiuan jashtë vendit, ku më shumë se 1000 prej tyre në Universitetet e Amerikës.

    Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, sjell përvojën ...

  • Shqipëri, fermerët e vegjël sfidojnë vështirësitë për të mbështetur turizmin

    19 Gusht, 2024

    fermaShumë fermerë në Shqipëri po krijojnë ferma të vogla afër segmenteve të rrugëve kombëtare për të tregëtuar prodhimet e tyre kryesisht për turistët vendas dhe të huaj. Sipas ekspertëve të ekonomisë sektori bujqësor dhe ai blegtoral vendas po e mbështesin këtë vit jo në nivelin e pritshëm sektorin tursitik për shkak se mbizotërojnë prodhimet e importit.

     

    Në një sipërfaqe prej ...

  • Bektashitë në Shqipëri

    19 Gusht, 2024

    Bektashitë TiraneShqipëria i ofron botës diversitetin dhe tolerancën fetare. Gjysma e popullsisë janë myslimanë-sunitë. E veçanta e diversitetit shqiptar fetar janë edhe bektashitë, të cilët qendrën botërore e kanë në Tiranë.

     

    Ata nuk korrespondojnë fare me klishetë perëndimore për myslimanët: fjala është për bektashinjtë në Shqipëri. – një lëvizje shiite sufiste që jeton në Shqipëri për shekuj me radhë. Në Shqipërinë multifetare sot, ...

  • “Daily Express”: Dhërmiu, fshati me plazhe të bruzta dhe arkitekturë të mrekullueshme

    19 Gusht, 2024

    DhermiDhërmiu, ky fshat bregdetar ka një plazh të mahnitshëm dhe jetë aktive së natës, duke e bërë atë mjaft të preferuar për pushuesit. Kështu shkruan e përditshmja britanike “Daily Express”, duke e konsideruar si një destinacion emocionues dhe jo e mbipopulluar nga turistët.

     

    Dhërmiu është një fshat i bukur bregdetar në qarkun Vlorë, ku plazhi ka një rrip idilik ...

  • Emigrantët e mitur! Raporti i fundit zbulon shifrat: Shumica e shqiptarëve të ndaluar në kufi nën 18 vjeç, udhëtojnë drejt…

    18 Gusht, 2024

    TabelaNga shqiptarët të ndaluar në kufi që nuk janë lejuar të udhëtojnë, më së shumti janë nën moshën 18 vjeç, zbulon raporti më i fundit i migracionit për 4 vite 2019-2022.

     

    Piku është shënuar në vitin 2019 me rreth 13 mijë të mitur të ndaluar, shifër e cila ka pësuar rënie të ndjeshme deri në 2022 me 55%. Por që ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"